E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Tiranë e Gramsh, 7 të plagosur, katër transportohen në spital

TIRANE- Një aksident autombilistik ka ndodhur në orët e mbrëmjes tek mbikalimi i kthesës së Kamzës. 

Policia e cila ndodhet në vendngjarje, bën me dije se në aksident janë përfshirë një kamionçinë me targa TR.511 dhe makina me targa TR 5388 E, ndërsa ende nuk dihen të dhënat për makinën e tretë që është përfshirë në aksident. 

Policia njofton drejtuesi I kamionçinës është në gjendje të rëndë dhe është transportuar menjeherë në spital, ndërkohë që edhe një person tjetër që udhëtonte në një nga makinat është transportuar në spital. 

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin  e të palgosurve të tjerë. Aksidenti ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve të tjera.

Gramsh, motori bie në greminë, 2 të plagosur
Një tjetër aksident, ka ndodhur në Gramsh, ku motori ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë. 

Në aksidentin e ndodhur në Gramsh-Kodovjat, kanë mbetur të plagosur shtetasit Afrim Sula dhe Serjan Kishta , të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak. 

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›