E Diel, 1 Nëntor 2026

25 vjetori i vdekjes së Enver Hoxhës, ja titujt dhe dekoratat e diktatorit

Sot bëhen 25 vjet që Enver Hoxha ka ndërruar jetë, dhe ende sot ka diskutime mbi figurën e tij si diktator i regjimit komunist ndër më të egrit në kampin e Lindjes që numëron afro 5000 viktima të pushkatuar, të burgosur dhe familje të internuara .
Ish të përndjekurit politikë të përfaqësuar nga Besim Ndregjoni shoqata mbarëkombtare për integrim dhe Adrian Kati drejtor i qendrës së rehabilitimit të torturës i kërkuan para pak kohësh Presidentit të Republikës Bamir Topi që ti hiqen dekoratat e pamerituara diktatorit Hoxha.
Po cilat janë këto dekorata dhe titujt e marra nga Enver Hoxha?

1.Urdhri "Hero Kombëtar"
2.Titulli "Hero i Popullit"
3.Titulli "Hero i punës socialiste"
4.Urdhri i lirisë i klasit të parë
5.Urdhri i flamurit
6.Medalja e kujtimit
7.Urdhri "Ylli partizan" i klasit të parë
8.Urdhri i Skënderbeut i klasit të parë
9.Urdhri i trimërisë
10.Urdhri "Ylli i kuq"
11.Medalja e trimërisë
12.Medalja e çlirimit
13.Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhërin "Ylli Garibaldit"
14.Dekoratë me Urdhërin "Suvorov" të klasit të I-rë nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›