E Shtunë, 31 Tetor 2026

26 të vdekur nga vërshimet në Japoni

Autoritetet njoftuan se 26 persona e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas vërshimeve në ishullin Kjushu të Japonisë.

Mijëra banorë ende mbeten të bllokuar nga rrëshqitja e tokës, që ka shkaktuar mbylljen e rrugëve në hapësirat malore.

Ushtria japoneze ka dërguar ushqime me helikopterë për rajonet e goditura.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se më e keqja ka kaluar, por parashikoi më tepër shi dhe stuhi në disa hapësira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›