E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello, selektor i Rusisë

Fabio Capello është emëruar selektor i ri i Rusisë. Trajneri italian e ka marrë postin e holandezit Dick Advocaat, i cili u largua pas dështimit në ‘Euro 2012’.

Capello ka nënshkruar kontratë deri në Botërorin 2014, ndërsa do të paguhet rreth 5-6 milionë dollarë në vit. Presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Nikita Simonyan, ishte entuziast me arritjen e marrëveshjes.

“Capello dukej mjaft i interesuar për këtë mundësi. Është i gatshëm të jetojë në Rusi gjatë tërë kohës dhe jo të vijë këtu vetëm disa ditë çdo muaj. Kjo thotë shumë për përkushtueshmërinë e tij”, deklaroi Simonyan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›