Chavez: “Venezuela në luftë, nëse fiton opozita”

Në një intervistë për rrjetin informativ 'Tvo', presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez u shpreh se vendi i tij ''do të shkonte drejt një lufte'', nëse në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të tetorit do të fitonte kandidati i opozitës, Henrique Capriles Radonski.
Chavez, i cili po kërkon mandatin e tretë si president, u shpreh se përfaqëson ''garancinë për një atdhe të pavarur dhe madhështor në të ardhmen'', ndërkohë që rivali i tij ''është kandidati i imperializmit amerikan''.
Capriles, nga ana e tij, iu përgjigj akuzave të Chavezit se ai po përpiqej të përçante vendin ushtarakisht përmes ''strategjisë se shpifjeve''.
Chavez po bën përpjekje t’i bindë votuesit se është shëruar nga kanceri dhe gëzon shëndet e nevojshëm për një president.