Liga Arabe mbledhje të jashtëzakonshme për Arafatin

Liga Arabe do të mbajë të martën e ardhshme një mbledhje të jashtëzakonshme në nivel ambasadorësh, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit që pre-supozojnë për një helmim të ish-liderit palestinez, Yasser Arafat.
Zëvendëssekretari i organizatës, Ahmad Bin-Hilli, tha që mbledhja është thirrur me kërkesë të Tunizisë mbi hipotezat e vdekjes së liderit palestinez në 11 nëntor 2004, me helmim nga poloniumi 210, një substancë kjo radioaktive.
Hipoteza erdhi nga analizat laboratorike të kryera në Zvicër, ku në gjërat personale të Arafatit u gjetën gjurmë të substancës së mësipërme.
Arafat, ish-laureat i çmimit “Nobel”, i cili vdiq në nëntor të vitit 2004, kaloi një pjesë të mirë të jetës duke u munduar të mbronte të drejtat dhe njohjen nga Izraeli të popullit të tij. Shkaku i vdekjes së tij mbeti i panjohur.