E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazeta gjermane: Po të isha grek, do padisja huadhënësit

ATHINE-Me frazën "Sikur të isha grek unë do të padisja huadhënësit e lëndimit tim" e përshkruan përvojën e tij në Greqi ekipi i gazetarëve të gazetës gjermane “Handelsblatt”. Gazeta kishte dërguar në Athinë një grup të madh të gazetarësh që jetuan mes qytetarëve grekë.
Duke parë nga afër atë që ndodhte në Greqi, gazetarët gjermanë tregojnë një perspektivë të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë greke.
Ata e cilësuan Greqinë "një vend të lodhur", që vuan nga një ngarkesë e dyfishtë; kaosi i borxhit dhe masat e shpëtimit të diktuara nga politika evropiane.

Gazeta flet për një klimë frustrimi, zemërimi, zhgënjimi, dëshpërimi, madje paralajmëron edhe rrezikun e shpërthimit më të madh të zemërimit.
Gazeta nuk heziton të kujtojë se përvoja ka treguar që zbatimi i "terapive" ekstreme politike dhe ekonomike, në të kaluarën ka çuar në diktatura.

Në shkrim flitet për një pamje të dëshpëruar të jetës ekonomike, papunësinë e shfrenuar, për të rinjtë të cilët janë duke menduar të emigrojnë, si dikur gjyshërit e tyre.
"Nëse unë do të kisha grek do të padisja huadhënësit dhe do të zbrosja cdo mbrëmje në shesh për të shprehur protestën time", shkruajnë gazetarët.

Gjithashtu paralajmërojnë se, ndërsa zemërimi popullor duket dhe ndodh çdo ditë, askush nuk mund ta dijë nëse ai do të përshkallëzohet në të tjera "situata".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›