Iken nga kupa e Frances Paris SG sukses ne Liga 1

Humbja dhe eliminimi nga Kupa e Francës në mesjavë ishte vetëm një ëndërr e keqe e kaluar tashmë nga Paris SG, që në Ligën 1 nuk ndalet. Skuadra pariziene ka regjistruar një tjetë fitore, duke mundur 4-2. Gjithsesi, rezultati nuk pasqyron në mënyrën më të drejtë atë që dhuroi loja, mpasi miqtë do të shënonin të parët me Heurtaux. Por kthesa e ndeshjes do të niste pas vetëm shtatë minutash. Vendasit do të fitonin një 11-metërsh, ndërsa Caen do të mbetej me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Nivet.
Nga pika e penalltisë Nene do të barazonte rezultatin që do të mbetej I pandryshuar deri në fundin e pjesës së parë. Me rikthimin në fushë, Menez do të përmbyste shifrat me golin e dytë për Paris SG, ndërsa sërish Nene nga 11-metra do të trefishonte rezultatin për skuadrën vendase. Megjithëse me forca më të pakta, Caen do të hapte ndeshjen me Vendam, por shpresat e miqve për të dalë me pikë nga kjo sfidë do të shuheshin në limitet e kohës së rregullt me golin e katërt të parizienëve që mban firmën e Pastore. Pas kësaj fitoreje Paris SG kryeson renditjen me 29 pikë, 3 më shumë se Montepellier që në ndeshjen e saj mundi 2-0 Nancy.
Në kampionatin hollandez, PSV Eindhoven ka barazuar 2-2 në fushën e Tëente, ndërsa dy skuadrat kanë marrë nga një pikë të rëndësishme në ndjekjen ndaj kryesuesëve të AZ Alkmar. Një ndeshje me të vërtetë spektakolare me përmbysje rezultati, porn ë fund formacionet janë kënaqur me barazim, që I mban në kotë të njëjtë në vendin e dytë dhe të tretë me vetëm tre pikë më pak se AZ Alkmar. Fiton edhe Ajaksi I Amsterdamit që ka mundur në tranfertë 4-0 Roda. Pas këtij suksesi, skuadra e De Boer, mban vendin e katërt me 20 pikë.
Nertan Prifti