E Shtunë, 31 Tetor 2026

27 artistë për ‘Muslim Mulliqin’

Galeria e Arteve të Kosovës ka shpallë emrat e artistëve pjesëmarrës të ekspozitës ndërkombëtare në fushën e arteve bashkëkohore, çmimit ‘Muslim Mulliqi’.

Në ekspozitën ndërkombëtare do të marrin pjesë 27 artistë nga Kosova dhe të huaj nga fusha e skulpturës, pikturës, fotografisë, instalacionit dhe videos. Artistët pjesëmarrës janë: Luan Bajraktari, Arben Elshani, Driton Hajredini, Qëndresë Deda, Albert Heta, Orhan Kurtolli, Shpend Havolli, Fatos Kabashi, Dren Maliqi, Mehmet Behluli, Majlinda Hoxha, Petrit Halilaj, Adrian Paci, Edi Hila, Danica Dakic, Tanja Lazetic, Sejla Kameric, Vadim Fishkin, Aya Ben Ron, Yael Bartana, Bert Theis, Joanna Billing, Josef Darbenig, Laurent Mareschal, OzlemGunol and Mustafa Kunt, Vangelis Gokas, Praneet Soi.

Artistët e lartpërmendur kanë konkurruar me punimet e tyre brenda konceptit kuratorial “S’është e thënë që gjithnjë të jetë e bukur, përveç nëse është e bukur”, të përcaktuar nga kuratorët e ekspozitës Charles Esche dhe Galit Eliat. Esche është drejtor i muzeut Van Abbe të Holandës, ndërsa Galit Eliat është kuratore dhe hulumtuese në po të njëjtin muze. Ky edicion i Muslim Mulliqit paraqet një mundësi që artistët të reflektojnë për metaforën e Kaleidoskopit dhe nënkuptimin e të bukurës në shekullin XXI.

Ekspozita do të hapet më 30 maj dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 korrik.

Juria profesionale në përbërje të: Zdenka Badovinac, Sokol Beqiri dhe Vasif Kortun do të përzgjedhin fituesin, të cilit do t’i ndahet shuma prej 3000 Euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›