Lindsay Lohan në rolin e Elizabeth Taylor

Emri i aktores Lindsay Lohan është i pari që përmendet në lidhje me këtë film "Liz & Dick", i cili është i bazuar në historinë e vërtetë të një romance pasionante të Elizabeth Taylorit dhe Richard Burtonit, me të cilin aktorja legjendare është martuar dy herë.
Producent i filmit tha se pikërisht Lohan është aktorja ideale për të luajtur rolin e Elizabeth Taylorit.
“Unë e kam admiruar gjithmonë dhe e kam respektuar shumë Elizabeth Taylorin. Ajo nuk ishte vetëm një aktore e mahnitshme, por edhe një grua e bukur”, tha Lindsay Lohan, duke shtuar se ishte e kënaqur që do të mishërojë këtë ikonë.
Elizabeth Taylor, e njohur për bukurinë e saj dhe për jetën glamuroze, u njoftua me Burtonin në vitin 1963 gjatë xhirimeve të filmit "Cleopatra" dhe kishte një romancë të bujshme, të cilën e kurorëzuan dy herë me martesë.
Muajin e kaluar, Lohan ka folur për sfidën e madhe të aktrimit, ndërsa në profilin e saj në Twitter e ka postuar një foto të saj e veshur si Elizabeth Taylor.