E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas voton Ramosin për Top të Artë

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë për France Football se do të votojë për shokun e skuadrës, Sergio Ramos si kandidat për Topin e Artë.

“Mendoj se do të votoj për Sergio Ramosin. Mendoj se ai ka arritur t’i kompletoj më së shumti sezonet në tetë vjet karrierë. Ai ishte sensacional si në La Liga ashtu edhe në Evropian. Por, njerëzit e kujtojnë më shumë për humbjen e penalltisë ndaj Bayernit sesa çka ka fituar”, deklaroi 31 vjeçari, i cili shtoi se, për dallim nga Cristiano Ronaldo, nuk do të votonte kurrë për veten, nëse do të kishte mundësi, sepse e konsideron si çështje etike dhe preferon që puna e tij të njihet nga të tjerët e jo nga vetja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›