Topin e Artë duhet ta fitojë Pirlo

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta beson se mesfushori Andrea Pirlo e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2012.
33 vjeçari luajti rol të rëndësishëm për ekipin nga Torino, duke e fituar titullin në Serie A pa humbje, ndërsa impresionoi edhe gjatë verës me Italinë, të cilën e udhëhoqi deri në finale të Euro 2012.
“Pirlo duhet ta fitojë Topin e Artë. E them këtë si përfaqësues i Bordit dhe si njeri i futbollit. Ai e ka demonstruar se është njëri prej më të mirëve në botë”, deklaroi Marotta për emisionin radiofonik ‘La Politica nel Pallone’. Mirëpo, përfaqësuesi italian ka konkurrentë të fortë si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.