E Diel, 1 Nëntor 2026

27-vjeçarja e sulmuar me acid: Dyshoj se ma hodhën kolegët për hakmarrje

 vilma-dule-5Tiranë/ Një vajzë e re, 27 vjeçare është sulmuar mëngjesin e djeshëm me acid në fytyrë, dhe po rrezikon të humbasë shikimin në spitalin ushtarak. Sulmi është regjistruar rreth paradites së të martës, kur vajza me identitet Vilma Dule, administratore në një call-center, sapo ka dalë nga shtëpia e saj e shoqëruar me vajzën e xhaxhait të saj, tek po shkonte për në punë është sulmuar me acid në fytyrë e trup. Nga hetimet e para të Policisë, mësohet se pas marrjes në pyetje të 27 vjeçares, dyshimet janë në stafin e saj, ku ditët e fundit ka pasur disa lëvizje në punë, emërime të reja dhe 27 vjeçarja ka dyshime se ndonjë prej kolegëve mund ta ketë kryer ngjarjen për tu hakmarrë. Sipas të dhënave 27 vjeçarja dhe kushërira e saj ajo po ecnin nëpër shkallët e pallatit ku ato banonin, në zonën e Inxhinierisë së Ndërtimit në momentin e ngjarjes, ku një person i maskuar me kapele ka hedhur acid drejt trupit të Vilma Dules. Në fytyrën e vajzës sipas të dhënave nga Policia është sprucuar acid në një masë të konsiderueshme, pasi djegia është e shkallës së tretë dhe gjendja e vajzës është problematike.

Dëshmia

Vetëm pak orë pasi 27 vjeçarja u mor në mbikëqyrje nga mjekët forcat e policisë të seksionit të Krimeve të Rënda kanë mbërritur në spitalin Nënë Tereza dhe kanë marrë dëshminë e së plagosurës. Grupi i hetuesve është drejtuar në dhomat e Reanimacionit, ku ndodhet e shtruar nën kujdesin e mjekëve 27-vjeçarja Vilma Dule. E pyetur për këtë ngjarja, 27-vjeçarja ka rrëfyer se nuk ka arritur të njohë agresorin, por ajo dyshon se personi mund të jetë dërguar nga ndonjë prej kolegëve të saj. Nuk e njoh djalin që më sulmoi. Ishte herët në mëngjes dhe unë po dilja për të vajtur në punë. Isha bashkë me kushërirën time, e cila është vajza e xhaxhait. Në momentin që ishim duke zbritur shkallët na u afruam me shpejtësi një djalë. Ai nuk tha asnjë fjalë, por më hodhi një shishe me acid në fytyrë. Lëngu më ra në fytyrë, në krahë dhe në kraharor. Ulëriva dhe dolën banorë të pallatit, të cilët tentuan të më ndihmonin duke më hedhur ujë. U njoftua policia dhe erdhi ambulanca, e cila më shoqëroi këtu, mësohet të ketë treguar 27-vjeçarja.

Dyshimet

E pyetur për dyshimet e saj, vajza ka pohuar se motivi mund të jetë profesioni si menaxhere. Janë bërë disa lëvizje të ndryshme në punë dhe dyshoj se kjo ngjarje është e lidhur me këtë fakt. Atë djalin nuk e njoh dhe nuk është punonjës tek kompania, ku un punoj. Por nëse e shikoj mund ta identifikoj, ka përfunduar rrëfimi i 27-vjeçares. Ende asgjë nuk është bërë publike nga Policia e Tiranës, ndërsa grupi hetimor po merr edhe dëshmitë e të afërmve për të zbardhur gjithë ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›