Vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës
Një person është vrarë me grushta dhe mjete të forta në lagjen Ali Demi në Tiranë. Viktima është Gëzim Karaj, banues tek Fusha e Ali Demit. Sipas policisë, 53 vjeçari është goditur me një levë pranë një servisi afër fushës Ali Demi, ku ai punonte si mekanik. Burime nga policia e Tiranës thanë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre më një raft të vjetër, të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar. Pas kësaj ka ndërhyrë i dashuri i vajzës, 30-vjeçari Artens Shehu, i cili në debat e sipër e ka goditur me levë mekanikun. Ai ka humbur jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në kokë. Policia sakaq, bëri me dije se ka arrestuar autorin e krimit.