28 Nëntori, Kryebashkiakja e Vlorës: Dita e krenarisë shqiptare, në çdo cep të Vlorës flitet për Pavarësinë dhe dashurinë kombëtare

Kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini në një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë nga Panairi i produkteve të vendit, deklaroi se 28 Nëntori është dita e krenarisë shqiptare.
Ajo deklaroi se në çdo cep të Vlorës sot flitet për Pavarësinë e vendit, dashurinë kombëtare dhe prosperitet.
“28 Nëntori, dita e krenarisë shqiptare. Dita më e veçantë për qytetin e Vlorës, qyteti që pati fatin historik të krijojë pavarësinë. Në çdo cep të Vlorës sot flitet për pavarësinë, për dashuri kombëtare, bashkim dhe prosperitet. Së bashku me ju, qytetarët e Vlorës urojnë gjithë Shqipërinë, gëzuar festën e Flamurit, gëzuar Festën e Pavarësisë”, deklaroi Mersini.
/rtsh.al/