Rama kujton 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Heroi që u bë flamur i sakrificës dhe lirisë

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, figurës qendrore të rezistencës së armatosur në Kosovë dhe një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi të ndjerin Jashari si “heroin që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”.
“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare“, shkruan Rama.
Adem Shaban Jashari, i lindur më 28 nëntor 1955 në Prekaz, është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës.
Adem Jashari njihet sot si simbol i rezistencës dhe i rrugës drejt pavarësisë së Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë më 2008, ai u nderua me titullin “Hero i Kosovës”.
/rtsh.al/