E Diel, 1 Nëntor 2026

28 nentori bashkon Topin dhe Berishen

Pas perplasjeve institucionale presidenti dhe kryeministri zhvilluan homazhe te perbashketa te Nene Tereza


TIRAN- Dita e Pavaresise ka bashkuar Presidentin Topi me kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit. Kohet e fundit kreu i shtetit ka pasur nje marredhenie tejet te tensionuar me mazhorancen por dje ata jane shfaqur se bashku ne varrezat e Deshmoreve.


Kulmi i tensionit arriti ne gusht kur deputete te Partise Demokratike anetar i se ciles ka qene edhe vete presidenti e akuzuan per shkelje te Kushtetutes per shkak te voneses se dekretimit te emrave per ne Gjykaten Kushtetuese dhe per ne Gjykaten e Larte.

Motivet politike te ketij sulmi u pane qarte kur kreu i shtetit edhe pse dekretoi emrat mazhoranca i rrezoi ne Komisionin e Ligjeve nderkohe qe Parlamenti ka nderprere procesin e dhenies se pelqimit per kandidatet deri sa te shprehet Gjykata Kushtetuese per tre nene te ligjit themeltar qe kane te bejme me riperteritjen e mandatit te anetareve te gjykates.


Pas homazheve te zhvilluara ne Varrezat e Deshmoreve Presidenti Topi tha se ne kete dite kujtojme me respekt dhe perulemi para patrioteve dhe deshmoreve te atdheut te cilet luftuan me arme e me pene.


Sot eshte dita qe jo vetem ti kujtojme por te themi me ze te larte qe vepra dhe ideali i tyre u be realitet per nje Shqiperi dhe me prane Evropes-deklaroi Topi. Ndersa kreu i qeverise e cilesoi 28 nentorin me ditelindjen e Kombit. Kjo eshte ditelindja e kombit. Dita me e shenuar dita e perjetesise dita e krenarise se madhe.


Per cdo shqiptare ne sot nderojme themeluesit e pavaresise nderojme te renet e kombit me te sigurt dhe me te lire ne tere historine tone. I nderojme ata si nje vend anetare i NATO-s i nderojme ata si qytetare te nje vendi qe do levizim te lire ne mbare Evropen per here te pare ne historine tone- tha Berisha.


Apeli i Topit


Presidenti Bamir Topi i beri thirrje klases politike qe te dialogoje per kapercimin e ngercit politik. Shqiperia dhe shqiptaret i kane zgjidhur ceshtjet e tyre sa here palet i kane lene menjane interesat e tyre personale dhe politike.


Do te uroja qe ne jeten parlamentare qeveria dhe opozita nepermjet debatit dhe kundervenies se argumentimeve te gjejne vullnetin per te miratuar ligje ne interes te qytetareve si kryefjale te aksionit tone te perbashket politik-theksoi Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›