E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftojne miqte ne Shqiperi por i vendos te paguajne vete

Gjykata Kushtetuese ka ftuar homologet kosovare por kur kane ardhur ketu jane detyruar te paguajne vete shpenzimet. Shkaku Pala shqiptare nuk kishte para per shkak te shkurtimit te buxhetit


TIRAN- Shkurtimi gjithnje e me shume i buxhetit te institucioneve te pavarura ka sjelle probleme ne funksionimin e tyre por ne disa raste edhe turperim perpara homologeve. Shembulli me konkret eshte Gjykata Kushtetuese e cila eshte detyruar qe te beje nje figure te keqe perballe homologeve kosovare.


Keta te fundit jane ftuar te vizitojne vendin tone por kur kane ardhur ne Shqiperi jane detyruar qe te paguajne vete shpenzimet e qendrimit deri tek kafete pasi pala shqiptare nuk kishte leke. Arsyeja ne buxhet nuk ishin parashikuar para per shpenzime te tilla operative.


Burime te Shekullit ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise por edhe ne ate te Kosoves pohuan se shpenzimet jane paguar nga pala mike dhe ajo pritese. Per fat te mire ne kemi nje buxhet te madh dhe keto shpenzime jane lehtesisht te perballueshme- thane burimet e pales kosovare. Ndersa pergjigjja e pales tone ishte se buxheti i akorduar nga qeveria nuk lejon asnje aktivitet te ketij lloji.


Mesohet se disa dite me pare ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise kane ardhur homologet e tyre kosovare. Por ardhja e tyre ne vendin tone megjithese me ftese te Gjykates Kushtetuese shqiptare i ka gjetur keto te fundit ne pamundesine per ti siguruar miqve te gjitha kushtet e nevojshme per te kaluar nje vizite sa me normale.


Sic behet e ditur administrata e Gjykates Kushtetuese ka pasur probleme nga sistemi ne ambiente per te qendruar gjate diteve te zhvillimit te punimeve dypaleshe deri tek shpenzimet e kafeneve dhe ujerave. Me gjithe keto probleme te pretendosh dhe nxjerrjen e ushqimeve nga administrata shqiptare do te ishte nje luks.


Ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve qe eshte zhvilluar pak dite me pare ka qene vete sekretari i Pergjithshem i Gjykates Kushtetuese Kujtim Osmani i cili ka dhene alarmin per gjendjen e krijuar ne administraten e tyre.


Ndonese eshte shprehur ky shqetesim deputeti i Partise Demokratike Viktor Gumi informoj komisionin per nje kerkese te republikes ish-jugosllave te Maqedonise qe ka ardhur ne Komisionin e Venecias sipas se ciles rrogat e pushtetit gjyqesor perfshire dhe anetaret e Gjykates Kushtetuese reduktohen 10 .


Ajo ka shkuar ne kendveshtrimin a cenohet apo jo pushtetit gjyqesor. Pergjigjja ka qene absolutisht eshte e lejueshme per shtetin te reduktoje ne nje mase te caktuar pushtetin gjyqesor.


Ne nuk jemi ne kohen me te mire per buxhetin nuk kemi luksin per te bere cfaredolloj gjeje. Nuk jemi as ne diten me te keqe te ketij buxheti. Besoj se shume gjera mund te permbahen. Nga 1000 tituj librash mund te blihen 100-u shpreh Gumi.


Pas ketij krahasimi ka qene sekretari i Pergjithshem i Gjykates Kushtetuese Kujtim Osmani i cili vijoi te shprehe shqetesimin per marredheniet me gjykatat homologe.


Nje krahasim kam para nje marreveshje qe kemi me Gjykaten e Kosoves dhe eshte turp per ne te themi se kane ardhur me shpenzimet e tyre nuk kishim fonde per te perballuar shpenzimet e akomodimit.


Gjykata e Kosoves 1 milione e 400 mije euro ne 800 mije euro per te realizuar funksionet kushtetuese- ka shprehur shqetesimin Omani. Pas daljes se ketij fakti Ministria e Financave ka toleruar ne dhenien e 8 milione leke te reja per sherbimet operative.


Vitet e fundit buxhetet e institucioneve kryesisht atyre te pavarura vijne gjithnje e me shume duke u reduktuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›