Xhafaj I ftuar ne feste pagoi edhe pjaten perpara

Sekretari per eshtjet Ligjore ne PS shprehu shqetesimin per buxhetin mbi gjyqesori
TIRAN - Partia Socialiste ka shprehur shqetesimin per mungesen e fondeve per institucionet e pavarura mbi zhvillimin e marreveshjeve te bashkepunimit me homologet e tyre. Ne fjalen e mbajtur ne seancen e fundit te parlamentit sekretari per eshtjet Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj theksoi se ne Shqiperi sic po na e thone edhe nga Brukseli nuk ka nje strategji te qarte reforme dhe vizioni per drejtesine.
Ende nuk e dime me saktesi se ku jemi dhe as se ku duam te shkojme. Ai akuzoi mazhorancen se nuk e ka pasur as vullnetin dhe as dijen e nevojshme per te adoptuar nje strategji gjitheperfshirese per reformen ne drejtesi per permbushjen e kuadrit ligjor si dhe per sigurimin e burimeve njerezore dhe financiare aq te domosdoshme per realizimin e saj.
Sipas tij fondet qe i akordohen sistemit gjyqesor nga ky buxhet ne nje Shqiperi qe rritet vetem ne propaganden zyrtare ose kane ardhur duke u rrudhur ose jane ne te njejtin nivel si me pare. Per te nisur qe nga catia e sistemit.
Po ju jap vetem nje shembull per Gjykaten Kushtetuese te bere prezent prej tyre ne komisionin e ligjeve te kuvendit. Nje delegacion i homologes se saj nga shteti me i ri ne bote Kosova i ftuar zyrtarisht te vizitonte Tiranen erdhi dhe iku duke perdorur parate e veta.
Si te thuash erdhi i ftuar ne feste por pagoi edhe pjaten e vene perpara ne tryeze. Turp Gjykata Kushtetuese e Shqiperise nuk kishte fond per te pritur koleget e miqte nga Kosova-shprehu shqetesimin Fatmir Xhafaj. Kjo ndodh pasi sic tha ai ne Kosove Gjykata Kushtetuese ka nje buxhet rreth 1.4 milion euro ose dy-tre here me te madh se gjykata homologe ne Tirane.
Nderkohe qe sipas tij ajo cfare eshte kerkuar ne menyre shume modeste nga Gjykata jone Kushtetuese nga projektbuxheti i ri eshte nje shume per vetem 8 milione leke qe do te duhet te perdoret prej saj per financimin e bashkepunimit nderkombetar per biblioteken informatizimin e institucionit dhe pajisjet e zyrave.