Administrata kuota e telefonit do ti mbahet nga paga

Vendimi i qeverise per heqjen e telefonave eshte bere publik me 23 nentor por shtrin efektet nga 1 nentori. Punonjesit do paguajne vete 22 dite telefon
TIRAN- Vendimi me i fundit i qeverise qe i heq kuotat e telefonit zyrtareve shteterore i ka gjetur zyrat e finances te papergatitur dhe fatura i eshte vene ne kurriz vete zyrtareve. Punonjesit shteterore do te paguajne nga xhepi i tyre tarifen e telefonit per muajin nentor. Vendimi ne fjale ka hyre ne fuqi me date 23 nentor por e shtrin veprimin nga data 1 nentor.
Nje nga rastet konkrete qe ka ndjekur Shekulli eshte ai i Kuvendit te Shqiperise. Sipas udhezimit te ri te firmosur nga Drejtori i Personelit Muhamet Ukperaj punonjesit e Kuvendit te cilet me pare kane perfituar nga sherbimi i telefonise do te duhet qe ti paguajne vete 22 dite telefon te harxhuar. Edhe pse sipas ligjit te gjithe punonjesit duhet te ishin njoftuar me pare udhezimi eshte firmosur vetem me date 22 nentor.
Ne zbatim te Urdhrit te Sekretarit te Pergjithshem NR 2699/1 date 15.11.2010 dhe Vendimi te Keshillit te Ministrave me Nr 864 date 23.07.2010 Per pajisjen me numer telefoni celular te personave... ju informojme se pagese per telefon celular perfitojne te gjithe nepunesit ne nivelin Drejtor Drejtorie e lart. Personat e tjere qe e kane perfituar kete sherbim deri tani nuk do ta kene kete sherbim nga data 1.11.2010- thuhet ne udhezimin e Sekretarit te Pergjithshem.
Vete juristet e Kuvendit e kane cilesuar kete urdher si nje shkelje ligjore.
Kjo ka ngjallur shqetesime ne radhet e punonjesve te institucioneve shteterore te cilet nuk kane qene ne dijeni te ketij vendimi. Udhezimi mbeshtetet ne nje vendim te Keshillit te Ministrave me numer 864 date 23.07.2010 i cili hyn ne fuqi diten e publikimit ne fletoren zyrtare.
Publikimi eshte bere me date 23 nentor dhe ka shtrire efektin nga fillimi i muajit. Te gjithe zyrtaret e prekur nga ky vendim do te pesojne kete muaj nje ulje te pages se tyre. Ne kolonen e mbajtjeve ne borderone personale atyre do tu shenohet kuota qe kane shpenzuar per telefon.
Vendimi i qeverise per telefonat
Me date 23 nentor ka hyre ne fuqi urdhri i Keshillit te Ministrave per shkurtimin e shpenzimeve te qeverise per bisedat e telefonise celulare per zyrtaret.
Sipas vendimit te qeverise Ne cdo rast sherbimi i ofruar nga institucioni paguhet sipas fatures mujore per vleren e shpenzuar. do tejkalim i limitit mujor te percaktuar sipas pikave 3-9 te ketij vendimi nuk kompensohet me limitin e muajit pasardhes dhe perballohet nga vete personi zyrtar.
Vendimi nr. 343 date 11.7.2002 i Keshillit te Ministrave Per pajisjen me numer telefoni celular te personave juridike publike i ndryshuar shfuqizohet. Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 nentor 2010 - thuhet ne vendimin e qeverise.
Me te fituarit nga ky vendim i qeverise jane drejtuesit me te larte te shtetit te cilet perfitojne sherbim telefoni pa limit si Presidenti Kryeministri Kryetarja e Kuvendit Kryetari i Gjykates Kushtetuese dhe Prokurori i Pergjithshem.
Shpenzime telefoni pa limit
1. Presidenti i Republikes
2. Kryetari i Kuvendit
3. Kryeministri
4. Kryetari i Gjykates Kushtetuese
5. Prokurori i Pergjithshem
Shpenzime telefoni deri ne 63 mije leke
1. Kryetari i Gjykates se Larte
Shpenzime telefoni deri ne 60 mije leke
1. Zevendeskryetari i Kuvendit
2. Zevendeskryeministri
Shpenzime telefoni deri ne 50 mije leke
1. Avokati i Popullit
2. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
3. Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit
4. Ministri
5. Drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit
Shpenzime telefoni deri ne 35 mije leke
1. Sekretari i Pergjithshem ne Presidence Kuvend Keshillin e Ministrave
2. Drejtori i Kabinetit te Presidentit te Republikes i Kryetarit te Kuvendit dhe i Kryeministrit si dhe cdo funksionar i barazuar ne page apo me page perkatese per funksion me te madh se ky funksion.
3. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit
4. Drejtori i Pergjithshem i Doganave
5. Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve
Shpenzime telefoni deri ne 10 mije leke
1. Sekretari i Pergjithshem ne ministri
2. Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme si dhe cdo funksionar i barazuar ne page apo me page
perkatese per funksion me te madh se ky funksion.