E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 qershori, Gërdeci i Ramës dhe i Zerobazes

Nga kompleksi që i futi Ilir Meta - se nuk reagoi për Gërdecin - dhe nga fakti i një miqësie të mundshme me Deligjorgjin, Rama ra dhe u përfshi në intrigat e Zerobazes, i cili thotë se sulmi mbi Fahri Balliun prek mazhorancën dhe Sali Berishën. Që këtu është një gënjeshtër dhe mashtrim i madh. As Berisha e as mazhoranca s’pëson asgjë, edhe sikur të kishte bërë Fahri Balliu krime. Sepse unë jam një njeri privat, me biznes privat, njeri i lirë, qytetar, pa as më të voglën shkelje ligji. Nga ana tjetër, po të marrësh versionin e Zerobaze-Drakulës, që të barazosh mua me këtë firmë ndërtimi a gërmimi dherash, prapë nuk të nxjerr në asnjë vend, përfshi zotërinë.
Pra zotëri, me të gjitha variantet e gënjeshtrave dhe të supozimeve, ti s’realizon asgjë. Aq më shumë që Fahri Balliu e familja e tij, nuk ka asnjë marrëdhënie financiare me këtë firmë që nga aspekti formal i një firme të fëmijës dhe nuk ka asnjë zhvillim, prandaj çdo gjë tjetër është një produkt që nuk të vlen, jo vetëm ty, por vetëm thellon njohjen e humnerave të Drakulës. Ti ore zotëri, nuk je viktimë, as e Mihalit e as e Gërdecit, por je viktimë e Zerobazes, e atij që rri sypërmbys, tek pjata që ha, me ty në tavolinë.
Zgjohu njëherë dhe shikoje se ku e mban thikën, si di ai ta përdorë. Këto materiale që ai publikon, shprehin pafajësinë dhe jo fajësinë time, se ato janë në dosje të gjykatës, ishin dhe janë në internet dhe e gjithë furtuna ngrihet për llogari të Mero Bazes, i cili ka një aspekt të veprimtarisë me ty, por ndërkohë është duke punuar për projekte të tjera, të cilat ty të çojnë të pish ujin e Lanës.
Pse zgjodha të t’i them këto gjëra në këtë formë? Që të të tregoj se sa qesharak je bërë me atë papagallin Velo. Në ditët që vijnë do kesh habere të reja. Edhe nga unë, edhe për Zerobazen, i cili, siç të thashë edhe dje, derisa të vdesë, do të mbetet Ba.Ko.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›