E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, me armiqësitë personale të Zerobazes, me 29 qershor pi ujin e Lanës

- Edi Rama ndalon leximin e gazetës “55” në mediat e tij
- Do jepen detaje të reja për Zerobazen, që mbeti gjithë jetën Ba. Ko.
Prej dhjetë ditësh, Edi Rama, në krizë totale, në dështim të brendshëm partiak - dhe të jashtëm me të gjithë shqiptarët - ndalon leximin e gazetës “55” në mediat e tij. Për hir të së vërtetës, shprehim respektin tonë për gazetarin Bashkim Hoxha, që e ka lexuar 55-n edhe në 97-n, kur gazeta akuzonte bandat terroriste të armatosura komuniste. Dhe ja që erdhën ditë më të zeza, për shkak të monstrës partiake Edi Rama. Kjo monstër partiake, uzurpatore e PS-së, përfaqësues i kupolës së vjetër komuniste bllokmene dhe delfin i kanaleve më të zeza të moralit, dhe i lidhjeve mafioze kriminale, urdhëron ndalimin e leximit të gazetës në mediat që komandon. Mediat e tij botojnë përrallat e kriminelëve si Nexhmije Hoxha, hetuesve dhe banditëve si Dhimitër Beshiri, e sa e sa sigurimsave të tjerë, por ato nuk mund të përballojnë asnjë rresht me të vërteta të plota. Ai ndaloi intervistën time në një nga mediat e tij, edhe pse ajo u përgatit dhe kryeredaktori kërkoi botimin e saj. Iluzioni optik që ka zonjusha Rama e bashkisë, se do ta përpunojë opinionin me gënjeshtra dhe do t’i mashtrojë shqiptarët me titra lajmesh, është fakti më i hapur, më i lexueshëm i mungesës së projekteve dhe i një strategjie për punë të tij. Ai, si kopertinier, kujton se do të bëjë fushatë zgjedhore me gënjeshtra të ambalazhuara përmes marifeteve të montazhit mediatik. Ai po përdor nenin 55 kundër 55-s. E ka nga dëshpërimi, nga trishtimi? Por ta ketë të qartë se në ditët që vijnë jeta e tij do të zbardhet hap pas hapi, në detaje. Dhe atëhere do t’i duhet ta lërë këtë vend. Shqiptarët dhe socialistët, të cilëve po ua vë njësoj shqelmin në fyt, do të dinë t’i japin atë që i takon dhe që fatkeqësisht i është vonuar - çka do të quhej fundi i Edi Ramës. Kush dëgjon Zerobazen merr zeron vetë, se Bazja merr paret. I ngarkuar me mllefe, Zerobazja armiqësitë, zilitë, xhelozitë dhe tërë furtunën e komplekseve të misioneve dhe detyrave të tij të zeza po i shfryn tani mbi një bazë të re. Baza e re është Edi Rama, i cili përrallat e Zerobazes, armiqësitë e tij personale dhe shërbimet e tij të zeza po i përdor si flakëhedhëse mbi mazhorancën apo njerëz që punojnë për të. Zerobazja e ka shumë të qartë, që kur mashtronte nëpër tavolina se Fahri Balliu ka lidhje me Gërdecin aq sa ka ai me të mirën. Montazhi që Zerobazja bën, nga kjo shkresë tek kjo shkresë - ky tha kështu, ai tha kështu, pse kjo del kështu e ajo ashtu - është shumë joshës për trurin e Edi Ramës. Madje, Rama është akoma në fazën që i duket një zbulim ky njeri i frikshëm kur të hiqet si mik. Për këto arsye, Edi Rama nuk e kupton bashkë me perversin e vogël Veliaj, se po i jep Partisë Socialiste armiqësitë e Meros, dhe jo lëndë për situatë zgjedhore. Se çfarë u duhet socialistëve, që Meroja nuk e ka dashur ndonjëherë Fahri Balliun, këtë e kupton vetëm Edi Rama. Tezat e Zerobazes - e Drakulës së shtypit - nuk kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe normat njerëzore morale. Ajo janë shembulli më i zi, më antihuman, i paraqitur ndonjëherë me germa. Megjithatë, asnjë shërbim më i madh nuk i bëhet mazhorancës sesa kur një minë me sahat si Zerobazja e mban në tavolinë dhe mbi kryesinë e PS-së. Çdo orë dhe çdo ditë, me Zerobazen shkon drejt Lanës, për ta pirë më 29 qershor ujin e saj të mjelmët.
Rruga mbarë të qoftë, moj zonjushë e bashkisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›