E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE Reforma jo terheqje prapa. Duhet konsensus

Strasburgu Zv/presidenti i Asamblese

Nje dite para mbledhjes se tryezes per reformen zgjedhore zevendespresidenti i Asamblese se Keshillit te Europes Jean-Claude Mignon i keshillon palet te mos terhiqen nga konsensusi i arritur por te dalin me nje draft qe te jete i pranueshem nga te gjithe. Zv/presidenti Jean-Claude Mignon  tha se KiE ka punuar shume qe palet te arrinin konsensusin dhe kthimi mbrapa do ishte i demshem per demokracine. Keshilli i Europes se bashku me Asamblene e KE-se kane punuar per arritjen e nje konsensusi mes paleve dhe prishja e marreveshjes tani do te ishte e papranueshme per demokracine. Keshilla ime per reformen zgjedhore eshte diskutim kjo eshte demokracia dhe parlamenti. shte e rendesishme qe neser palet te arrijne nje draft te pranueshem per te gjithe - tha Jean-Claude Mignon pas takimit qe zhvilloi me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Ai ka theksuar se palet ne kete komision nuk duhet te paraqesin propozime qe nuk mund te realizohen. Duhet te diskutojne prandaj jane parlamentare. Nuk duhet te sjellin propozime qe dihet qe nuk do te pranohen. Duhet te arrijne nje draft konsensual dhe me pas ta votojne ate. Une do te jem ne tryeze neser dhe do ti nxis per kete - u shpreh Jean Claude Mignon. Me tej ai shprehet se paqja ne politiken e Tiranes u arrit vetem fale negocimit te Keshillit te Europes. Per kete arsye asnje nga palet nuk mund tia lejoje vetes te kercenoje kete konsensus. shte arritur nje marreveshje dhe kjo marreveshje duhet respektuar. Do kete zgjedhje ne kohe normale ne Shqiperi dhe ne funksion te rezultatit te tyre mund edhe te veprohet. Por opozita nuk mundet sot te terhiqet apo te tjetersoje ate qe eshte pranuar perpara Keshillit te Europes - thekson Jean Claude Mignion. Komisioni i peste bipartizan i reformes zgjedhore do te zhvilloje mbledhjen e tij te pare sot paradite. Ai bashkekryesohet nga Ilir Rusmali i PD-se dhe Damian Gjiknuri i PS-se. Ne perberje te kesaj strukture jane 10 anetare te mazhorances dhe te opozites. Ndersa biseda mes tij dhe kryeparlamentares Topalli u ndal ne prioritet e Presidences shqiptare si pjese e platformes se kryesive te Trojkes se Komitetit te Ministrave duke u fokusuar ne Reformen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut forcimin e demokracise lokale dialogun nderkulturor edukimin ndaj tolerances sfidat e te jetuarit se bashku.

Ne takim u diskutua gjithashtu per veprimtarite e caktuara per promovimin e vlerave historike e kulturore te kombit tone. Shqiperia ne maj te vitit 2012 pritet te marre Presidencen e radhes te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes duke shenuar keshtu nje ngjarje historike per vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›