AK:Ëndrra e Leka Zogut, bashkimi i shqiptarëve
Aleanca “Kuq e Zi” ka shprehur sot ngushëllimet familjes dhe miqve të pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu I, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një arresti kardiak të përsëritur. Sipas AK-së largimi nga jeta i Leka Zogut është një humbje e madhe për kombin shqiptar
“Sot jemi të unifikuar me familjarët e Leka Zogut. Ëndrra e tij është bashkimi i shqiptarëve i cili tani është motiv i patjetërsueshëm” thekson Aleanca “Kuq e Zi”.
Ndërkohë trupi i pajetë i pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu I, është larguar nga spitali i Neurokirurgjisë, i Spitalit Nr.5 në Tiranë dhe është dërguar në rezidencën mbretërore ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.
Ndërkohë pretendenti i fronit Leka Zogu I, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 minuta në spitalin e neurologjisë ku ndodhej i shtruar që nga data 15 Nëntor.