29-a përfaqëson humbjen e të vërtetës, kurse 44-a përfaqëson rendiment dhe zgjedhjen e fatit të mirë
Numerologjia e numrave “29” dhe “44”, sipas matematikanëve të të gjitha kohërave
Në matematikë, një numër është një mënyrë për të shprehur si një sasi, po ashtu pozicionin në një renditje elementësh, sikurse raportimin e madhësisë të të njëjtit tip. Në shumë kultura paraqitja grafike e numrave është pothuajse njësoj. Në lashtësi për çdo numër Pitagorikët, ndjekësit e filozofit grek Pitagora, i jepnin edhe valenca kuptimore. Në ditët e sotme, marrja e këtyre numrave ka valencë kuptimore në ditën e zgjedhjeve. Sipas numerologjisë pitagorike, numri “29” përfaqëson në simbolizimin dhe kuptim “njeriun që kur nuk e ka të vërtetën, përballë shumë rrugëve, nuk e ka të mundur të zgjedhë të duhurën”. Pra, është numri kundërshtive, i borxheve, i pengesave dhe refuzimeve. Me këtë numër lidhen papunësia, shkarkimi, ndërprerja e çdo aktiviteti, mungesa e parave, marrja e borxheve, kambialet, ndërhyrjet kirurgjike, kërkesa për pagesa, gjoba, dhe dështime. Ndërsa në numerologjinë pitagorike interpretimi i numrit “44” është e “njeriut që shfrytëzon kapacitetet e tij dhe zgjedh fatin e mirë”. Është numri i bashkëjetesës, i besimit, i rigjetjes dhe barazisë sociale. Në prani këtë këtij numri bëhet paqe në familje, kërkohet të vendoset paqe në mosmarrëveshje, kërkohet të ulen tensionet, ulen në tavolinë për të vënë rregull, ligje, rend. Nuk është e rastësishme që në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fati përzgjodhi nëpërmjet goglave që PS-ja të kishte “29” dhe PD-ja, “44”. Është një shenjë që ka kuptim në leximin numerologjik të gjërave dhe ngjarjeve. Për numrin “29”, fati shprehet se, Edi Rama, është “ kuptimin “njeriun që kur nuk e ka të vërtetën, përballë shumë rrugëve, nuk e ka të mundur të zgjedhë të duhurën”. Ndërsa për numrin “44”, Sali Berisha, është “njeriu që shfrytëzon kapacitetet e tij dhe zgjedh fatin e mirë”. Në këtë rast fati i kryeministrit Berisha është edhe fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.