E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon drejtorin Rajonal të NDI.Benjamin: Vlerësoj shumë kontributin tuaj në mbështetje të gruas në mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të tyre.

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti në një takim pune, Drejtorin Rajonal të Evropës Lindore dhe Qendrore  të Institutit Demokratik  Amerikan (NDI), Robert Benjamin.
  Takimi u fokusua në temat  që lidhem me zgjedhjet e pritshme elektorale në vend si edhe kontributet qe ky Institut ofron në rajon me anë të projekteve në menaxhim të fushatave zgjedhore dhe sidomos në promovimin e grave në politikë.   Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Benjamin me përgatitjet e infrastrukturës zgjedhore, dukë vënë theksin se, këto përpjekje synojnë realizimin e  zgjedhjeve  brenda të gjitha standarteve. Në këtë kuadër, Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Benjamin me ndryshimin e Kodit Elektoral, procesin e  pajisjes me karta identiteti, listat elektronike të zgjedhësve etj.   Kryetarja e Kuvendit vlerësoi kontributin e këtij instituti në Shqipëri dhe e  ftoi z.Benjamin, që ky institut të jetë prezent më vëzhguesit e tij në zgjedhjet e qershorit 2009.   "Në mënyrë të veçantë, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, unë vlerësoj programet e NDI, në mbështje të përfshirjes së gruas në politikë."
Nga ana e tij zoti Benjamin u shpreh se unë vlerësoj shumë kontributin tuaj në këtë fushë, inisiativat tuaja për përfshirjen e gruas në politikë si edhe ato kundër dhunës në familje dhe fushatën për parandalimin e tumoreve.   Duke vlerësuar projektet rajonale që  zhvillon NDI, Kryetarja e Kuvendit tha se këto projekte  ndihmojnë në shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve ndërmjet vendeve të rajonit, sepse ne besojmë që integrimi ynë në strukturat euroatalantike, duhet të paraprihet nga një bashkëpunim dhe integrim rajonal.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›