E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Lulëzim Basha përballë Gjergji Hanit

Ditën e sotme (29 korrik) do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së. Në garë janë dy kandidatë. Ish kreu i partisë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Mbi 35 mijë anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur të votojnë për të zgjedhur kreun e ri.

Janë 71 qendra votimi në 12 qarqe të cilat janë të hapura nga ora 8:00 dhe do të presin votues deri në orën 19:00.

Anëtarët e PD që do të votojnë duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. 

Këshilli Kombëtar i thirrur nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi i anuloi zgjedhjet. 

Ditën e djeshme deputetët që mbështesin Bardhin depozituan në Gjykatë vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD-së. Grupi i demokratëve që mban vulën e PD-së ka hartuar një listë të re të anëtarëve të partisë ku janë përfshirë 25 mijë demokratë, krahasuar me 75 mijë anëtarë që ka pasur kjo parti në qershorin e vitit 2021 kur Lulzim Basha mori mandatin e tretë në krye të partisë.

Ora 15: 37/ Zgjedhjet e PD-së, Sekretari ligjor Indrit Sefaj: 11600 votues deri në orën 14:00

Sekretari ligjor Indrit Sefaj në një deklaratë për mediat tha se ecuria e zgjedhjeve për kreun e PD-së  deri në orën 14:00 ka qenë rreth 11.600 votues ose rreth 44% të anëtarëve të PD-së, një përqindje kjo brenda pritshmërive.

“Deri në orën 14:00 kanë qenë 11.600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi ka qenë normal, i rregullt dhe i qytetëruar. U shprehim falënderimet. Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Kush nuk është në listë dhe ka kartën e anëtarësisë lejohet të votojë. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive duke patur parasysh periudhën kur zhvillohen këto zgjedhje.” tha Indrit Sefa.

Ora 12: 52/ Votimi zhvillohet në një ambient privat në Njësinë 7 në Tiranë, flet sekretar i degës avokat Logu

Sekretari i Partisë Demokratike për Degën 7, avokat Logu në një intervistë për gazetaren e RTSH sqaroi se procesi i votimit për kreun e ri të PD-së po kryhet në një ambient biznesi privat, pasi zyrat e njësisë 7 janë të mbyllura. Sipas avokatit Logu, Lefter Gështenjës i ka mbaruar mandati dhe për këtë arsye zyrat e Degës 7 janë të mbyllura. Sekretarit i Degës 7 Logu tha se pjesëmarrja e deritanishme në zgjedhje për kreun e ri të PD-së është brenda pritshmërive.

“ Sot gjendemi në ambientet e një hoteli privat i cili i është gjendur Partisë Demokratike dhe për mbledhje të tjera. Gjendemi këtu për dy arsye, së pari ish kryetarit Lefter Gështenjës i ka mbaruar mandati dhe se dyti duke qenë se është një nder shtatë deputetët që ndjekin grupimin e Bardhit ka bojkotuar procesin dhe ka refuzuar të vë në depoziton ambientet e Degës 7 në Tiranë. Në të tilla kushte Partia Demokratike do të krijoj të gjitha rrethanat që çdo anëtarë të këtë mundësi të votojë” tha Besart Logu.

Ora 12:30/ Situatë e qetë, 30% e anëtarëve kanë marrë pjesë në votime

Sipas gazetares të RTSH Amela Koçerri e cila ndodhet në Selinë Zyrtare të Partisë Demokratike raporton se deri më tani kanë marrë pjesë rreth 30% e anëtareve të cilët kanë votuar në 71 qendra votimi në të gjithë vendin.

Nuk ka incidente apo problematika të cilat mund të cënojnë mbarëvajtjen e votimit. Selia Qendrore e Partisë Demokratike jep të dhëna paraprake për pjesëmarrjen e votimit. Deri në orën 11:30 kanë votuar rreth 35% e anëtarësisë në 71 qendra votimi në të gjithë vendin.

Ora 11: 06/ Voton në Njësinë 8 Lulëzim Basha

Lulzim Basha votoi sot rreth orës 11:00 pranë zyrave të Njësisë 8 në Tiranë për kreun e ri të Partisë Demokratike.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që u janë drejtuar kutive të votimit. Kjo ditë me domethënie të veçantë e për nga rrethanat unike. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush.

Ata mijëra demokratë që sot po i drejtohen kutive të votimit kanë duruar çdo sulm të padenja e të pamerituar. Po ata nuk kanë duruar për interesat e tyre personale po për kauzat dhe vlerat që bashkojnë këto familje politike që bashkojnë shqiptarët. Kjo dalje masive për të cilën që në mëngjes kam marrë me qindra mesazhe të demokratëve, të sfiduar dhe të sprovuar por të vendosur që përmes votës së tyre të rinisim një ri ngritje të PD për çdo shqiptar me shpresë të Shqipëria e me besim te Zoti.” tha Basha.

Ora 10: 06/ Voton në Zyrat Qendrore të Partisë Demokratike Gjergji Hani

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Gjergji Hani votoi në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike. Gjergji Hani ftoi anëtarët për të votuar masivisht në mënyrë që të pasqyrojnë zërat e tyre. 

“Së pari ju falënderoj për prezencën. I ftoj demokratët të votojnë masivisht sepse pasqyrohen zërat e tyre brenda partisë. Pjesëmarrja është vlerë e PD dhe demokracisë. Gjergj Hani i është përmbajtur vendimi të Kryesisë së Partisë, vendosi tonet për mënyrën sesi do zhvillohej fushat? Unë s’kisha mundësi të zhvilloja fushatën në të gjithë vendin. Unë kam shprehur mesazhin tim te demokratët. Këshilli i thirrur nga Bardhi në Zoom s’ka asnjë vlerë, është antikueshtetues merret drejtësia me të. Të përpiqemi të ketë mbarëvajtja. ” tha Hani.

Ora 09:49/ Procesi i votimit në Njësinë 8, Tiranë

Në Njësinë 8, Tiranë procesi ka filluar normalisht që nga ora 08:00 ku kanë votuar rreth 100 anëtarë të Partisë Demokrate për të zgjedhur kreun e ri. Kryetari PD-së për njësinë numër 8, Tirane Pëllumb Seferi thotë për RTSH 25 se janë të regjistruar rreth 540 anëtar. Por sigurisht që nga verifikimet ka një rënie të numrit të anëtarëve të cilët janë larguar për arsye ekonomike por gjithashtu ka edhe largime në grupin tjetër të “Bashkimit për Fitore”. Por gjithashtu te gjithë anëtarët e njësisë 8 janë te gjithë të konsoliduar. Për sa i përket verifikimit të listave është bërë në bazë të telefonatave ndaj të gjithë anëtarëve. Rreth orës 11:00 pritet të votojë në Njësinë 8 dhe Lulëzim Basha.

Ora 09:45/ Si paraqitet pjesëmarrja e demokratëve në votime Korçë

Në qarkun e Korçës rezultojnë të regjistruar në lista 500 anëtarë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit vendvotimi nuk ndodhet në zyrën e PD, por në një ambient të marrë qira te markata e qytetit. Nuk raportohen problematika dhe procesi ka vijuar i qetë, teksa pjesëmarrja duket se është e ulët.

Ora 09: 21/ Procesi i votimit në Shkodër

Në selinë e PD-së në Shkodër, procesi ka vijuar pa probleme ku janë rreth 1200 anëtarë të cilët kanë të drejtë vote për të zgjedhur kreun e ri të partisë Demokratike. Pjesëmarrja ka qenë masive nga fillimi i procesit të votimit deri më tani pasi kanë votuar mbi rreth 100 anëtarë. Por numri i anëtarëve që pritet të votojnë mendohet të jetë rreth 800 anëtarë raporton gazetari Mirsad Rrakaj për RTSH 24.

Ora 08: 44/ Flet kryetari i PD-së për degën 9 në Tiranë

Kryetari i PD-së për degën 9 në Tiranë, Bledi Sulaj tha se procesi i votimit për kryetarin e ri të PD-së ka nisur normalisht. Zgjedhjet për kreun e PD-së janë shumë të rëndësishme për të bërë kthesën e nevojshme për partinë dhe vendin tha për gazetaren e RTSH 24.  “Janë kryer të gjitha procedurat sipas rregullave që i njeh statusi dhe rregulloret e votimeve që janë kryer gjithmonë. Është një proces normal që do të shihet në vazhdimësi por e rëndësishme mbi të gjitha është pjesëmarrja.

Ora 08: 26/ Nis procesi i votimit për kreun e ri. Ja ku do të votojnë dy kandidatët

Që prej orës 08:00 të ditës së sotme ka nisur votimi për kreun e ri të PD-së. Lulzim Basha pritet të votojë rreth orës 11:00 pranë zyrave tek degës 8 në Tiranë. Ndërsa Gjergji Hani do të votojë rreth orës 10:00 te zyra qendrore e PD.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›