29 nëntori, Meta sillet si i majtë
Festat e nëntorit dhurojnë surprizë. E djathta do të fillojë dhe mbarojë festimet për shpalljen e pavarësisë dhe të çlirimit të vendit brenda një dite, ndërsa festimet e socialistëve fillojnë në Vlorë dhe përfundojnë nesër në Tiranë, në një takim me veteranët. Edhe pse pjesë e qeverisë së djathtë, e cila nuk e njeh datën 29 Nëntor si ditën e çlirimit të Shqipërisë nga okupatori gjerman, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh edhe zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm nuk do të ndërrojë traditën dhe do të festojë si në vitet e shkuara.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë njoftoi se aktiviteti i Kryeministrit nis sot paradite, në orën 10:00, me vendosjen e kurorave pranë monumentit "Nëna Shqipëri". Më pas, në orën 10:30, Kryeministri do të zhvillojë vizita në familjen e dëshmorit Myslim Shyri dhe familjen e dëshmorëve të familjes Manastirliu. Më këtë të fundit mbyllen nderimet e Kryeministrit dhe qeverisë së tij për festat e nëntorit.
Një tjetër axhendë pritet të ketë kreu i LSI-së, i cili do të marrë pjesë sot në festimet e ditës së 28 Nëntorit në qytetin e Vlorës, ndërsa pritet që ai të zhvillojë takime në familje të dëshmorëve gjatë datës 29 Nëntor në Tiranë. Kreu socialist, Edi Rama, do të udhëtojë gjithashtu sot drejt qytetit të Vlorës, ku do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, e më pas vizita në familje të qytetarëve vlonjatë. Më pas, në datën 29 Nëntor do të fillojnë festimet për çlirimin e vendit. Rama, i shoqëruar nga krerë të partive të majta, do të vendosë kurora me lule te monumenti "Nëna Shqipëri", ndërsa më pas ka rezervuar një takim me veteranë në një prej ambienteve luksoze në periferi të kryeqytetit. Sërish do të mbetet në qendër të debatit politik çështja se cila është data e çlirimit të vendit. Edhe pse ligjërisht data 29 njihet si ditë feste, demokratët dhe socialistët kanë gjetur zgjidhje të tjera. PD i kryen të gjitha festimet në datën 28 për të dyja festat, ndërsa PS preferon të mbajë dy ditët në festë.
A.Th.