E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Vendimi i maxhorances per dekretet jo mbi ligjin

Me kete kreu i shtetit rrezon pretendimet e maxhorances se gjyqtare te ndryshem mund te jene perfshire ne gjyqe politike gjate kohes se komunizmit.

Presidenti eshte i detyruar te respektoje fillimisht kriteret kushtetuese dhe ligjore. Sa kohe ka nje kuader ligjor do te ishte gabim qe Presidenti te paragjykonte apo te dilte jashte parametrave ligjore dhe kushtues. Duke dashur te krijoj nje klime bashkepunimi konstruktiviteti me maxhorancen nuk eshte mire te them qe percakton voten ne Parlament kur bhet fjale per dy gjykata shume te rendesishme ajo e Larte dhe Kushtetuese jam pergjigjur ne menyre shume konstruktive qe kandidaturat e reja te jene pikerisht kandidatura qe skane te bejne fare me sistemin tjeter u shpreh Topi ne emisionin Opinion.

Kreu i shtetit vleresoi kandidaturat e perzgjedhura prej tij si njerez me integritet dhe tejet te pergatitur ne fushen e drejtesise. Topi e vleresoi si nje vendim politik vendimin e maxhorances per te ngrire dekretet deri sa te merret nje vendim nga Gjykata Kushtetuese per kriteret e perzgjedhjes duke vleresuar se nje vendim i tille nuk ishte i mbeshtetur mbi ligj. I pyetur per paktin detar me Greqine Topi tha se eshte shmangur plotesisht roli i presidentit te Republikes ne kete drejtim.

Sipas tij ajo eshte nje marreveshje ndershteterore dhe i takon pikerisht Presidentit te jap pelqimin e tij per Ministrine e Jashtme. Cilido qe do te futet ne nje proces bisedimesh ne emer te kreut te shtetit duhet te kete detyrimin qe te marre plotfuqine e Presidentit vijoi ai me tej. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-26 0858

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›