E Diel, 1 Nëntor 2026

Hedhin droge e celulare ne burg dy ne pranga

TIRANE - Dy persona u ndaluan mbremjen e djeshme ne Tirane pasi u zbuluan teksa tentonin te fusnin bime narkotike dhe celulare ne burgun e Vaqarrit. Burime nga policia e kryeqytetit thane se te ndaluarit Klodi Bejko dhe Andi Tabaku u shoqeruan nga efektivat e Komisariatit nr.6 dhe Antidroga pas sinjalizimit te policise se burgut qe zbuluan ngjarjen. Ende nuk eshte zbuluar se per ke ishte nisur pakoja me 3 celulare dhe disa grame kanabis sativa por mesohet se pergjate gjithe nates dy te ndaluarit jane marre ne pyetje nga oficeret e policise. Burimet sqaruan se ka nisur procedim penal ndaj tyre por nuk eshte vendosur nese do te arrestohen te dy apo vetem njeri prej te ndaluarve. Ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme kur punonjesit e sigurise se burgjeve vune re nje pako te dyshimte qe kaloi murin rrethues te burgut dhe ra ne oborr. Pasi kontrolluan dhe zbuluan aty celularet dhe nje sasi bime narkotike menjehere policet e burgut lajmeruan Komisariatin nr.6 te cilet me pas ndaluan ne flagrance Klodi Bejkon dhe Andi Tabakun. Burimet sqaruan se droga dhe celularet ishin porositur nga te pakten dy te denuar qe vuajne denimin ne burgun e Vaqarrit por emrat e tyre nuk jane zbuluar ende. Porosia mund te jete bere gjate ndonje takimi qe ata kane pasur me familjaret e tyre dhe me pas eshte tentuar qe te futen ne burg objektet e jashteligjshme. Fatmiresisht gjithcka u zbulua nga punonjesit e burgut te Vaqarrit. Ndersa mesohet se dy te ndaluarit te pakten deri ne oret e vona te mbremshme nuk kane pranuar te flasin se kujt do tua dergonin celularet dhe hashashin e hedhur nga muri. e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›