Taksisti i Kapshtices kater dite i zhdukur familja kerkon ndihme
KORE - Zhduket ne rrethana misterioze nje taksist qe punonte ne doganen e Kapshtices. Familjaret e Fredi Talellit 35 vjec nga fshati Pilur i Devollit i kerkuan ndihme policise pasi sipas tyre ai nuk ka shkuar ne banese qe te dielen e kaluar. Policia ka marre ne pyetje koleget e taksistit ne Kakavije ne lidhje me levizjet e 35-vjecarit. Sipas tyre te shtunen Talelli ka udhetuar me pasagjere per ne Greqi dhe nje dite me pas ka qene serish ne vendin e perhershem te punes ne dogane. Ata qe e kane pare te dielen i pohuan policise se ai kishte qendruar deri pasdite ne doganen e Kapshtices dhe me pas eshte nisur drejt qytetit te Bilishtit pa asnje pasagjer. Kam pare se Fredi u nis pasdite pa asnje pasagjer. Ne menduam se do te shkonte per ne shtepi pasi zakonisht puna ne kete ore te pasdites mbyllet dhe nuk ka udhetare u shpreh nje taksist ne doganen e Kapshtices. Sipas tij vetem ndonje pasagjer i rastit ne qytetin e Bilishtit mund ta kete devijuar udhetimin e Talelli drejt nje destinacioni tjeter. Nga deshmite e deritanishme rezulton se askush nuk ka pare qe taksisti te kete marre ndonje person tjeter ne mjetin e tij. Misterin mbi fatin e taksistit e shton edhe fakti se ai njihej si nje njeri pa vese. Koleget e tij pohuan se Talelli nuk konsumonte alkool dhe as merrej me lojerat e fatit duke perjashtuar keshtu mundesine qe ai te kete munguar ne familje per shkak te pijes apo te borxheve. Policia e Korces ka nisur hetimin per te gjetur vendndodhjen e taksistit pas kater ditesh qe ai rezulton i zhdukur. Dyshohet te kete rene pre e ndonje udhetari grabites gjithsesi ende nuk ka te dhena zyrtare per fatin e 35-vjecarit. g.a