E Diel, 1 Nëntor 2026

3-1 Tirana than Shkumbinin ne Peqin

Tirana tregoi peshen e rende te fanelles saj duke fituar bindshem 3-1 ne transferten e veshtire ndaj Shkumbinit edhe pse formacioni shtepiak i drejtuar nga Agim Canaj shenoi i pari.

Me fitoren ne Peqin - e pare per kete sezon jashte kryeqytetit -
24 here kampionet deshmuan se i kane lene menjane problemet qe i komplikuan jo pak rrethanat ne kampin e klubit me me shume trofe ne Shqiperi.

Shkumbini qe pesoi humbjen e pare sezonale ne shtepi e nisi me shume entuziazem takimin kjo edhe per faktin se vinte pas tri fitoresh rresht luante perballe perkrahesve te vet te zjarrte por dhe me nje renditje me te mire se bardhebute.

Mbrojtesi gjigant i Shkumbinit Robert Grizha shenoi golin e vetem te peqinasve ne minuten e 16-te gol qe mbylli edhe pjesen e pare. Goli i trete sezonal i lezhjanit.

Sulmuesi me ne forme i Tiranes Pero Pejic barazoi shifrat ne minuten e 59-te goli i gjashte sezonal i kroatit.

Mesfushori boshnjak Mllade Zizovic kaloi ne avantazh bardheblute ne minuten e 71-te ndersa zevendesuesi Gerhard Tushe vulosi rezultatin 3-1 me nje eurogol.

Ne kete takim luajti serish si titullar golashenuesi me i mire i Kombetares Alban Bushi por veterani u zevendesua nga Sebino Plaku.

Trajneri i Tiranes Nevil Dede u shpreh i lumtur pas fitores se dyte rresht te tij ne krye te stolit bardheblu duke e vene theksin te vazhdimesia e rezultateve pasi 24 here kampionet tani renditen ne vendin e katert me 15 pike pas dhjete ndeshjesh.

Mendoj se ja beme hyzmetin ketij rezultati. Kjo fitore ka me teper vlere duke pare ekipin kunder kujt luajtem dhe per me teper ne fushen e tyre - theksoi Dede i cili pasoi ne stolin e Tiranes Sulejman Staroven te shkarkuar per mungese rezultatesh.

Ajo qe me pelqeu me teper pervec rezultatit ishte loja e mire qe ekipi zhvilloi por nuk duhet te ngutemi sepse kemi ende shume pune per te bere. Ky eshte nje fillim i mire por duhet qe te kemi vazhdimesi - deklaroi ish-mbrojtesi i Tiranes dhe i Kombetares qe theksoi se per momentin duhet te mendojme ndeshje pas ndeshjeje dhe jo per kreun e klasifikimit.

Per momentin ne mendjen tone eshte Vllaznia qe do te jete kundershtari i ardhshem. Padyshim qe me fitore te tilla shtohet vetebesimi ne forcat tona - tha Dede per Supersport.

Ne javen e 11-te Shkumbini do te luaje ne Ballsh kunder Bylisit.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 06 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›