E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes trajnerit dhe fizioterapistit

Perballja me Skenderbeun ka rritur adrenalinen te vlonjatet ku vec tensionit ne maksimum skane munguar edhe debatet. Nje i tille ka ndodhur midis trajnerit te Flamurtarit Gugash Maganit dhe fizioterapistit kroat Dario Zrnic. Shkaku kryesor ka qene nje deklarate e bere para disa ditesh ne media nga mjeku kroat persa i perket gjendjes se dy futbollisteve te demtuar Zeqiri dhe Roshi te cilet sipas tij jane aktivizuar nga stafi teknik edhe pse kane qene te demtuar. Kjo deklarate seshte aprovuar nga Magani i cili me pas ka debatuar ashper me fizioterapistin kroat. Jam une ai qe vendos dhe asnje tjeter nese lojtari eshte gati apo jo mesohet te kete thene Magani. Nderkohe mjeku i ka shpjeguar se deklarata eshte keqkuptuar. Sipas mjekut lojtaret mund te sterviteshin me ekipin por jo te luanin pasi nuk ishin ne gjendje ende qe te nxirrnin nje ndeshje futbolli per 90 minuta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›