E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana/ Dede Fitojme ne Peqin

Edhe pse fitorja eshte i vetmi rezultat qe kerkohet per bardheblute nuk do te kete shperblim ne rast suksesi. Megjithate ne kampin e skuadres kryeqytetase kjo ka pak rendesi. Trajneri i Tiranes Nevil Dede shprehet se ne fushe ne takimin e sotem do te jene 11 luftetare te vertete qe pas 90 minutave do te dalin nga fusha e rivaleve te tyre ne kete kampionat me te tri piket. Pavaresisht se kundershtaret tane rivalizojne me ne per titull e jane forcuar kete sezon neve pak na intereson kjo. Une them vetem qe ndaj Shkumbinit do te luaje Tirana e vertete. Kudo ku ne kemi luajtur jashte kemi fituar simpatine e te gjithe tifozerive. Kjo edhe ne fushat e cilesuara si problematike. Si gjithmone ne fushe do te futen 11 burra te cilet do te luftojne fort per te arritur suksesin. Dhe jam i bindur qe edhe tifozeria e Peqinit kete do te shikoje ne fushe. Nje ndeshje te bukur nje loje te forte futbolli ku te fitoje skuadra qe e meriton ka pohuar Dede. Skuadra e ka kaluar perkohesisht ngercin financiar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›