E Shtunë, 31 Tetor 2026

3-3 Laci befason Dinamon ne kryeqytet

Laci i presidentit te pezulluar Pashk Laska mori nje pike te merituar ne barazimin 3-3 me Dinamon ne stadiumin kombetar Qemal Stafa ne nje sfide me emocione e gola te vlefshme per javen e 10-te Superliges. Kampionet ne fuqi te Shqiperise bllokohen per here te trete ne kryeqytet duke futur ketu edhe humbjen me Flamurtarin 0-1 java e pare dhe barazimin me Tiranen 1-1 java e shtate.

Dinamo ne ndeshjen e dyte me trajnerin argjentinas ne bankine ruajti e vetme kreun edhe kete jave por rezultati u mundeson dy rivaleve te tjere per titull Flamurtarin dhe Skenderbeun - do te ndeshen midis tyre te dielen ne Vlore - te ngushtojne diferencen deri ne nje pike nderkohe qe ne javen e fundit te fazes se pare djemte e Blankos do te udhetojne drejt Korces.

Ne dukje rezultati 3-3 ne ndeshjen e pare qe dinamovitet pesojne kaq shume gola mund te duket zhgenjyes per liderit e Superliges por ne konferencen e tij per shtyp trajneri argjentinas i bluve nuk u shpreh aspak i pakenaqur duke theksuar se Laci ishte nje ekip i forte.

Nuk jam absolutisht i zhgenjyer nga rezultati. E dija qe Laci ishte ekip i forte. I pashe ne ndeshjen kunder Skenderbeut dhe me lane pershtypje te mira. Eshte nje ekip shume i shpejte dhe me organizim te mire - komplementoi kundershtaret Blanko i cili me ndeshjen kunder kurbinasve mbylli edhe pezullimin dyjavor nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se.

Mesfushori sulmues i Dinamos Emiljano Vila celi serine e golave ne minuten e 7-te njeheeresh edhe goli i tij i peste sezonal. Kurbinasit reaguan fuqishem duke realizuar dy gola brenda pese minutash ne porten e mbrojtur nga Alban Hoxha Vangjel Mile 27 dhe Erjon Vucaj 32 duke kryesuar befasisht 2-1.

Gjashte minuta me pas Elis Bakaj 38 golashenuesi me i mire i Superliges 6 gola perfitoi nga nje top i grushtuar nga portieri Bledi Vashaku duke barazuar rezultatin ne 2-2.

Trajneri i Lacit Stavri Nica u shpreh i kenaqur me barazimin ndaj kampioneve ne fuqi dhe liderit te kampionatit. Ditem te luanim futboll kunder nje ekipi te mire sic eshte kampionia ne fuqi e vendit. Dinamoja eshte nje model per te gjitha ekipet shqiptare ne te gjitha drejtimet

Seriali i golave vazhdoi edhe ne pjesen e dyte me sulmuesin lushnjar Fatjon Sefen qe i coi shifrat 3-2 per Dinamon ne minuten e 75-te por me nje kunderrreagim te menjehershem lacjanet qe vulosen barazimin spektakolar 3-3 ne minuten e 77-te fale golit te Ervis Kajes.

Mund edhe te fitonim por lacjanet ishin te zote te shfrytezonin disa pakujdesi tonat. Persa i perket lojes une mendoj se ne ishim superior. Ekipi im eshte ne gjendje te mire dhe e tregoi ne fushe. Kaluam ne avantazh disa here por u arritem nga kundershtari fale disa pakujdesive tona. - perfundoi Blanko per platformen sportive Supersport.

Laci qe nga ana e tij regjistroi barazimin e dyte ne transferte konfirmoi veten se eshte nje njohes i mire i portes dinamovite pasi dhe ne viziten e meparshme ne kryeqytet kishte shenuar jo pak por kater gola ne fitoren 4-2 kunder Dinamos nje ndeshje kjo e vlefshme per edicionin 2009-2010.

Per ne ka qene shume e rendesishme gjithmone te prodhojme loje dhe sot e treguam me se miri. Me pelqeu gjithashtu karakteri i lojtareve qe arriten te barazonin golat e Dinamos. Mendoj se ky rezultat na jep shume besim duke pare qe ska ekipe me te mira se Dinamoja - perfundoi trajneri i Lacit Stavri Nica i cili sezonin e kaluar arriti ta coje per here te pare skuadren e tij ne Europe.

Ne javen e 11-te njeheresh edhe e fundit e fazes se pare Dinamo do te luaje ne Korce kunder Skenderbeut ndersa Laci do te prese ne shtepi Besen e Kavajes.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 06 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›