3-D, kthimi në të kaluarën
Kronistët janë kategorik se më 13 shkurt 1895, gjatë projeksionit të filmit të vëllezërve Lumière “Hyrja e Trenit në Stacion”, shikuesit mbyllën sytë me duar, e madje edhe ikën nga karriget e tyre, sepse kishin përshtypjen se treni do t’i shkilte. 115 vjet më vonë, shikuesit në sallat 3-D dhe Imax dëgjohen teksa me emocione e përjetojnë secilën herë kur ndonjë objekt ose personazh nga ekrani iu afrohet syve të tyre, gjë që kryesisht del të jetë atraksioni kryesor i përmbajtjes së filmave.
Përpara në të kaluarën
Nuk kemi lëvizur edhe aq shumë nga projeksionet e para filmike, apo jo? Sot njerëzit nuk ikin nga kinemaja, të frikësuar për jetën e tyre, por në vitin 2011 fascinimi sërish ka të bëjë me novitetet teknike, e jo me përmbajtjen. E dimë se bota nuk evoluon domosdoshmërisht sipas një vij të drejtë, kështu që edhe teknologjia 3-D është shndërruar në zbulimin më të rëndësishëm të industrisë dominonte të Hollywoodit, gjatë kalimit nga shekulli 21 në atë 19.
Hollywoodit nuk i mjafton që në më shumë se 100 vitet e fundit filmi u bë me zë, që përfitoi ngjyrën, e që u shndërrua në njërën nga format të popullarizuara të artit. Marrë parasysh përfitimin si qëllimin dhe synimin kryesor, në vitet e 90’a të shekullit të kaluar u fillua hulumtimi panik i noviteteve që do ta “pasuronin” filmin dhe do të shndërroheshin në imazhin e tij “të shekullit 21”.
Fillimisht u mendua se ky do të jetë një realitet virtual, megjithëse shumë shpejt doli se shumëfish më e pagueshme do të jetë teknika 3-D, me të cilën Hollywoodi kishte përvoja të caktuara që nga vitet e 50’a të shekullit të kaluar. Vetëm duhej që ajo ndjenja 3-D të bëhej më e prekshme se atëherë, gjë që falë teknikës së sotme ishte më lehtë e realizueshme se para gjashtë dekadave.
Përshtypja e hapësirës sot është larg më e mirë, ndonëse s’është aspak më reale! Shtesat kompjuterike janë më të kushtueshme, por janë pothuajse po aq artificiale dhe të zbrazëta, e për vështirësitë e tjera të të shikuarit të filmave 3-D as të mos flitet, sepse ata as që janë në përputhje “me shukullin 21”. Kur filmat 3-D shikohen në kinema normale, si në rastin e filmit “Avatar” - si filmit teknikisht më superior në këtë fushë, shikuesit kanë probleme të theksuara me balancimin e fotografisë, titrave dhe syve të tyre, del se ata përballen me mjaft shqetësime. Përvojat e para me kinematë Imax do të duhej të shërbenin për analiza serioze të kinoteknikëve; sepse, kur shikuesi gjen pozitën e duhur për kokën e tij – në të cilën titrat s’do të shfaqen të dyfishta, ai nuk guxon më të lëvizë, sepse në çdo pozicion tjetër teksti del i shumëfishtë e fotografia e turbullt.
E, për atë sesi teknologjia e re ndikoi në vetë përmbajtjen dhe llojin e filmave s’ia vlen as të flitet. Mjafton të shikoni repertorin aktual filmik: të gjithë filmat janë për fëmijë ose për ata që ndjehen si të tillë, siç është për shembull spektakli i ri “Thor”.
Filmat artistik 3-D
Filmit iu deshën rreth 20 vjet që të merrnin një formë artistike (ekspresionizmi gjermanë i shekullit të 20). Pa dyshim se do të vijë një kohë kur format artistike do të bëhen pjesë përbërëse e teknologjisë 3-D, por a nuk duhet që edhe gjendja aktuale e eksperimentimit – kur të gjithë ne jemi minj laboratori i eksperimentit që synon të dëshmojë se bëhet fjalë për diçka të mrekullueshme, megjithëse qartazi se nuk është – të zgjas sa më shkurt. Fundja, të paktën në teknikë, e cila shpeshherë del se i mjafton vetvetes, investohet si askund tjetër. (Vecernji)