E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Bleeckere i kënaqur me punën e bërë

Nga Express më 04 maj 2011 në ora 19:17

Edhe pse UEFA i ndalon gjyqtarët të japin komente mbi ndeshjet që gjykojnë, Unioni i Futbollit të Belgjikës ka theksuar sot se arbitri De Bleckeere dhe asistentët e tij janë të kënaqur me punën e bërë në Camp Nou.

Gjyqtari belg Franck de Bleeckere është shprehur “shumë i kënaqur” me arbitrimin e tij në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Real Madridit, të përfunduar me rezultatin 1-1 dhe me katalanasit në finalen e Uemblit.

Madrilenët nuk kuptojnë arsyen pse u anulua goli i Gonzalo Higuain nga ana e gjyqtarit dhe e kanë kritikuar shumë këtë gjyqtar. /tch/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›