E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 aksidente në Durrës e Korcë, 1 vdes 2 plagosen

TIRANE- Një i vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i tre aksidenteve rrugore të ndodhura mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm në Durrës dhe Korcë. Aksidenti i parë është shënuar rreth orës 21 të mbrëmjes, ku një 53-vjecar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet tip fuoristradë në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Viktimë e këtij aksidenti është 53-vjeçari, Ilir Bakingu, i cili është përplasur nga fuoristrada në kohën që po kalonte trafik ndarësin. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit Arben Selmani, 49 vjeç dhe po heton për detaje të mëtejshme. Ndërkohë aksidenti tjetër ka ndodhur në Arapaj, ku një 42 vjecare është përplasur nga automjet i cili është larguar menjëherë nga vendi ngjarjes.

I plagosuri është identifikuar si Kujdes Gerballi dhe ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën. Një tjetër person është plagosur rëndë në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korcë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas.

57-vjecari Pandeli Lika, i cili udhëtonte me një bicikletë është përplasur nga një automjet me targa të Korcës 9060 B. 57-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korcës, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, 31-vjecaren Elidona Larti.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›