Bulqizë, 14-vjeçari i braktisur në mjerim apel për ndihmë
BULQIZË - Kjo është historia e 14-vjecarit, Adriatik Kurit, nga nga krahina e Martaneshit. I rrethuar nga skamja sëmundjet dhe vetmia ka mbetur në mes të katër rrugëve. Një rrënxë në të cilën jeton është bërë edhe streha e tij, nëse mund të quhet e tillë.
Historia e tij e trishtuar nis në kohën kur ai ishte vetëm 6 muajsh. Kohë në të cilën prindërit e tij vendosin ta braktisin. Që nga ajo kohë dhe deri në moshën 14-vjecare, Adriatiku është rritur nga gjyshërit e tij. Të dy prindërit pas divorcit me njëri-tjetrin martohen sërish, duke e lënë në harresë krijesën që kishin sjellë në jetë. Pas moshës 10-vjecare, Adriatiku endet rrugëve.
Verës shkon në bregdet dhe jeton me atë cfarë i falin pushuesit, ndërsa në dimër, rikthehet në vendin ku ka lindur duke mbijetuar me bukën që i falin të tjerët. Duke e parë veten në një situatë të keqe ku i rrezikohet edhe jeta, Adriatiku apelon për ndihmë.
“Kërkoj ndihmë, dikush të më ndihmojë me një shtëpi, apo ekonomikisht, mos të rri më kështu sic po e shikoni. Kabina elektrike është shumë pranë banesës ku jetoj. Kam frikë se nuk i dihet mund të marrë flakë natën. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë me aq sa ka mundësi. Faji është i prindërve të cilët duhet të më kishin mbajtur. Të rrija me to ë paktën, do isha i mbrojtur dhe ngrohtë”, - shprehet Adriatiku.
“Ne e morëm dhe e mbajtëm se na vinte keq ta linim rrugëve. I dhamë të hajë dhe të pijë, më pas e morëm të jetonte me ne”, - rrëfen gjyshja e tij.
Adriatiku është një prej fëmijëve që enden rrugëve, pa asnjë mbështetje, janë shumë histori të tilla që nuk njihen. Fati i tyre mbetet në dorën e atyre që kanë mundësi ti ndihmojnë, që këta fëmijë ti shpëtojnë skamjes dhe rrugës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bulqizë, 14 vjecari që jeton në mjerim apel për ndihmë në News 24