E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dënon dhunën ndaj KFOR-it

PARIS-Franca ka dënuar dhunën e protestuesve serbë kundër forcave të NATO-s në veri të Kosovës, ndërsa ka ftuar popullsinë e kësaj zone të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Bernard Valero, tha se Parisi i mbështet plotësisht përpjekjet e misionit evropian për të siguruar kontrollet doganore në vendkalimet kufitare në veri, me përkrahjen e KFOR-it.

“Ne ftojmë autoritetet serbe dhe kosovare që, në mënyrë konstruktive, të vazhdojnë bisedimet”, ka thënë Valero, pas njoftimit se raundi i bisedimeve i parashikuar për të mërkurën është anuluar, pasi, siç thuhet, delegacioni serb ka kundërshtuar axhendën e parashikuar.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›