E Diel, 1 Nëntor 2026

3 deputetë pritet të dalin nga greva

Komiteti i Stabilizim-Asocimit

Deputetët Arben Malaj, Olta Xhaçka dhe Taulant Balla pritet të dalin nga greva e urisë brenda dy ditëve. Pjesëmarrja në delegacionin e Komitetit të Stabilizim–Asocimit e miratuar që në datën 20 prill, duket se detyron një shkëputje të përkohshme të tyre nga qëndrimi permanent në çadrat e stacionuara para Kryeministrisë. Sipas kryetares së përfaqësuesve socialistë në këtë organizëm, Valentina Leskaj, përfaqësimi i PS nuk do të ndryshojë edhe për faktin se përbërja e tij është miratuar paraprakisht. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe deputeti tjetër, Arben Malaj, i cili ka pohuar dje për gazetën “Shqip” se “presioni ndërkombëtar është shtuar shumë”. Nuk shpëton pa vënë re në këtë zhvillim fakti se plotësimi i delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim–Asocimit, ku do të trajtohet situata në Shqipëri e ndarë në 6 tema bazë, me deputetë grevistë e ngre shumë peshën morale mbi shumicën e djathtë. Në një farë mënyre, ky kredencial moral i palës socialiste formalisht e çon më të gjallë dhe më të prekshme krizën shqiptare në tryezat e organizmave europianë që kanë përgjegjësinë e tyre ndaj një vendi që aspiron aderimin në Bashkimin Europian.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›