E Diel, 1 Nëntor 2026

3 librat më të shitur të muajit, "Paris 1919", "Diktatorët e Ballkanit" dhe "Otello"

Në librin "Paris 1919" flitet për ndarjen e shteteve të botës pas Luftës së Parë Botërore. Në librin "Diktatorët e Ballkanit" flitet për Titon, Milosheviçin, Çausheskun dhe Ahmet Zigun dhe Enver Hoxhën. Në romanin "Otello, arapi i Vlorës", Ben Blushi na sjell një variant modern të Otellos së Shekspirit. Historitë dhe faktet e këtyre tre librave duhet të kenë tërhequr aq shumë shqiptarët muajin që kaloi derisa për libraritë e Tiranë këta tre libra rezultojnë më të shiturit.
Në librin historik "Paris 1919" flitet për ndarjen e shteteve të botës pas Luftës së Parë Botërore. E natyrisht Shqipëria zë një kapitull të rëndësishëm. Konferenca e Versajës vjen në sytë e lexuesit shqiptar në optikën e ngjarjeve që na dhanë shtetin tonë. Tratativat e delegacioneve shqiptare, vendimi i presidentit amerikan Wilson si dhe oreksi i pangopur i fiqnjëve tanë. Këto duhet të jenë arsyeja që ky libër për muajin që kaloi është më i shituri në të gjitha libraritë e Tiranës.
Në librin "Diktatorët e Ballkanit" flitet për Titon, Milosheviçin, Çausheskun, Ahmet Zigun dhe Enver Hoxhën. Në Shqipëri moda e nostalgjisë së diktaturës apo edhe e dëshirës për ta njohur diktaturën nuk ka përfunduar. Sa herë që del një libër me Enver Hoxhën, shitja është e siguruar. Edhe këtë herë kështu ka ndodhur.
Por për romanin është ndryshe. Ben Blushi ka thyer rregullin në këto 19 vite duke sjellë më afër romanit lexuesin shqiptar. Këtë e bëri me ishullin dhe tani edhe me romanin "Otello, arapi i Vlorës". Natyrisht që është një nga tre librat më të shitur.
Një lexues më shumë është një lajm i mirë. Që do të thotë që shqiptarët jo vetëm u janë ktheyr librave, por ato kanë edhe më shumë etje për dije.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›