E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika Domenikane njeh pavarësinë e Kosovës

Republika Domenikane ka njohur pavarësinë e Kosovës. Nëpërmjet një letre dërguar ministrisë së Jashtëm të Kosovës, Republika Domenikane ka njoftuar njohjen e pavarëisë së Kosovës. Në letër thuhet: "Qeveria e Republikës Dominikane, në bazë të autoritetit kushtetues dhe në pajtim me praktikat dhe normat ndërkombëtare për njohjen e shteteve është pajtuar ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës". Po ashtu në letër theksohet se, Republika Dominikane përgëzon autoritetet dhe popullin e Kosovës për arritjet dhe krijimin e strukturave institucionale që i mundësuan popullit të Kosovës të ketë shtet sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht.
Republika Dominikane është bërë shtetit i 62 që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›