E Diel, 1 Nëntor 2026

3 ligjet, Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme në 30 maj

Kryeministri Berisha i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seance të jashtëzakonshme për miratimin e tre ligjeve dhe amnistisë fiskale.

Në një shkresë drejtuar Kuvendit, kryeministri Berisha kërkon që Parlamenti të mblidhet në një seancë  të jashtëzakonshme më 30 maj 2013, për të votuar  tre ligjet e kërkuara nga BE-ja për dhënien e statusit të vendit kandidat si dhe ligjit te amnistisë fiskale.

“Me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha kërkon t’i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t’i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›