E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, eksploziv një banese në lagjen Voluta, s`ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e para të mëngjesit banorët e lagjes Voluta në qytetin e Pogradecit.

Një sasi tritoli është vendosur në katin e tretë të një pallati por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njërëz.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa ende nuk dihet identiteti I pronarit të banesës të cilës i është vendosur sasia e eksplozivit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›