3 ligjet, Bregu: Rama vijon të mos komentojë, se s’ka sy e faqe t’u dalë përpara shqiptarëve
TIRANË- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dy ditë pas miratimit të 3 ligjeve të integrimit ka reaguar edhe sot kundër kreut të PS-së, Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Bregu nënvizon se Rama vijon të heshtë sepse sipas saj ai është fajtor.
“Dy ditë pas miratimit në Parlament, të tre ligjeve të integrimit, Edi Rama vazhdon të heshtë. Ishte një dite historike, për të gjithë, që u përshëndet nga liderët shqiptarë dhe faktori ndërkombëtar. I vetmi që nuk e ndjen këtë ditë është arkitekti i bllokimit, Edi Rama. Rama hesht sepse është fajtor. Është fshehur pas murit të bllokimit që ndërtoi me duart e veta, sepse ai e di shumë mirë se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara shqiptarëve për bllokimin që u bëri tre ligjeve, pa dhënë asnjë argument konkret e bindës. Sepse, dhe ai e di tashmë që shqiptarët e dinë të vërtetën e madhe, se ai e bllokoi statusin për më shumë se 230 ditë, vetëm e vetëm për interesa të karriges së tij personale. Rama e di se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara studentëve që u mohoi me dhjetëra bursa, nuk mund t’u dalë përpara bizneseve që u mohoi me dhjetëra mundësi investimi, nuk mund t’u dalë përpara fermerëve që u mohoi me dhjetëra mundësi kreditimi”, thekson Bregu.
Ministrja ka sulmuar edhe fushatën elektorale të socialistëve teksa tha se “Rama flet me slogane boshe për ekonominë, thotë se do falë gjobat pas 1 marsit, dhe ndërkohë që kishte në dorë t’i jepte hapësirë dhe frymëmarrje biznesit me votimin e amnistisë fiskale, sërish nuk e bëri”.
Për Bregun kryeministri i Berisha dhe demokratët janë të vetmit që do I ndryshojnë të ardhmen shqiptarëve.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk e shërojmë dot Edi Ramën nga sindroma e bllokimit, por ne e detyruam atë, edhe pse me vonesë, t’i votojë tre ligjet. Kryeministri Berisha dhe Demokratët e anëtarësuan Shqipërinë në NATO. Kryeministri Berisha dhe Demokratët u sollën shqiptarëve lirinë e lëvizjes pa viza në Evropë. Kryeministri Berisha dhe Demokratët, me vendosmëri dhe konseguencë, udhëhoqën rrugëtimin tonë për integrimin Evropian duke plotësuar të 12 kushtet e përcaktuara për marrjen e statusit. Dhe tani, Kryeministri Berisha dhe Demokratët do të jenë ata që do ta fusin Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo është koha për të mos e lejuar më Edi Ramën të na vërë shkopinj nën rrota. Kjo është koha për ecur përpara, “forward looking”, siç e kërkon dhe Evropa”, përfundon deklarata e Bregut.
(e.m/BalkanWeb)