Falsifikimi, policia sekuestron pronat 3 milionë euro
VLORE - Falsifikuan dokumente për troje me një vlerë rreth 3 milionë euro në Vlorë, arrestohet një grua, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Policia bëri të ditur se u prangos Xhulieta Anastasiadhi, 63 vjeçe, banuese në Vlorë, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Mihail Rrapaj, 56 vjeç, po nga Vlora. “Strukturat kundër krimit financiar, në bashkëpunim me Njësinë Task-Force, falë hetimeve intensive disamujore në kuadër të procedimit penal të vitit 2012, bënë të mundur sekuestrimin preventiv të pasurisë prej rreth 105 mijë metrash katrorë tokë truall, si dhe ekzekutimin e mandat-arrestit të Gjykatës për veprat penale ‘pastrim të produkteve të veprës penale’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’ të kryera në bashkëpunim për shtetasit: Xhulieta Anastasiadhi, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të saj, Mihail Rrapaj”, bëri të ditur dje Policia e Vlorës. Pas hetimeve të kryera rezultoi se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare që janë vendime të Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe firmave të personave të ndryshëm, kanë përvetësuar në favor të tyre sipërfaqet të konsiderueshme. Bëhet fjalë për 3 mijë metra katrorë tokë truall që ndodhet në qytetin e Vlorës. Aktualisht në trojet e përvetësuara nga Anastasiadhi e Rrapaj janë duke u ndërtuar nga sipërmarrës të ndryshëm pallate shumëkatëshe, pronarët e të cilave kanë kryer kontrata të rregullta me të dyshuarit e mësipërm. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se dy personat, të cilët kanë lidhje miqësore me njëritjetrin, kanë përvetësuar edhe 14 mijë metra katrorë tokë truall të ndodhura në Komunën Qendër dhe 88 mijë metra katrorë tokë e ndodhur në fshatin Bunavi. Në këtë të fundit përfshihet edhe një pjesë e konsiderueshme e një reparti ushtarak. “Pasi i kanë përvetësuar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasuritë e mësipërme këta shtetas i kanë shitur ato disa herë në favor të personave të tretë kundrejt shumave të konsiderueshme. Vlera e këtyre trojeve në total në treg kap shifrën e mbi 3 milionë eurove”, bëri të ditur dje Policia e Vlorës.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)