3 mandatet e PS, Këshilli: Të premten ‘rrëfehet’ për 21 Janarin, Tom Doshi
TIRANE-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi sot Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për nisjen e procedurave për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë. Mbledhja rreth 30 minuta u karakterizua me debate ku nuk munguan akuzat e ndersjella Ruci-Topalli. Ne fund te mbledhjes u vendos qe te premten ora 10:00 ne Keshillin e Mandateve dhe Imuniteteve te paraqitet Tom Doshi, te shtunen dhe te henen, Taulant Balla dhe Besnik Bare.
Kryeparlamentarja deklaroi se mbledhja e sotme ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për dhënien e autorizimit për procedim penal ndaj deputeteve Besnik Bare, Tom Doshi dhe Taulant Balla, të dyshuar si organizatorë të protestës së dhunshme të 21 janarit.
“Pas një viti dje pasdite ka ardhur në zyrat e Kuvendit kërkesa e Prokurorisë, ku kërkohet dhënia e autorizimit për procedim penal ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Besoj se edhe në këtë rast, që është shumë më i veçante se rastet e tjera, Kuvendi do t’i japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim e gjithanshëm të asaj dite të zezë.”- deklaroi Topalli.
Kryetarja e Kuvendit propozoi që prej ditës së nesërme, në orën 11:00, të dëgjohet njëri nga 3 deputetët socialistë.
Replikat Ruci-Topalli
Pas fjalës së Topallit, Gramoz Ruci kërkoi kohë për dosjen e paraqitur në tryezën e Këshillit të Mandateve, ndërkohë që kryeparlamentarja theksonte që thirrja e deputetit të parë të kryhej që të mërkurën paradite.
Debati më pas kaloi në akuza të njëpasnjëshme mes Rucit e Topallit.
Ruci:Këtu janë gjithë këto shkresa, ne nuk i kemi parë ju i keni parë dhe na duhet gjitha natën t’i lexojmë, tani ose ti kalojmë pa lexuar ose t’i lexojmë., që nesër të vijmë këtu gati.
(ndërhyn Topalli) vijon Ruci...dhe ju zonja Topalli
nuk duhet të bëni pretendime që u gjet fajtori, janë deputetët.
Nga 21 janari PS ka qënë shumë e qartë në këtë cështje, atë që ju artikuluat që të ketë hetim të drejtë të paansshëm, ka qenë një hetim që PS e ka kërkuar prej një viti rresht dhe meqë këtu kemi të bëjmë me politikanë, ne nuk kemi asnjë vërejtje për kërkesën e bërë pasi jemi të qartë se veprimtaria e tyre apo e jonë ka qenë në përmbushje të ligjeve të shtetit shqiptar dhe tërësisht e drejtë e demokratike që e lejon Kushettuta.
Meqë jemi këtu dhe kërkesa e prokurorisë është që hetimi të prekë politikën, atëherë radha të nisë nga ata që dhanë urdhër për vrasjet. Ata kanë emra të përvecëm, ata janë Berisha, e Basha.
Topalli: Je në kundërshtim me rendin e ditës
Ruci: E di unë rendin e ditës. E di ku jam mos ma trego ti. Jemi gati të dorëzojmë mandatin për 21 Janarin, por mazhoranca ta bëjë aty ku duhet. Njoftoni seancën, u lini kohë deputetëve të njihen me dosjen.
Topalli: 1 orë duhet për ta lexuar, dhe po ndejtët tërë natën ja vlen sepse kemi 1 vit që presim hetim të gjithanshëm.
Ruci: Unë po numëroj që janë 262 faqe, sot po dëgjoj që ato lexohen për 1 orë. Deputetëve nuk u keni dhënë asnjë fletë.
Topalli: Nesër një deputet vjen e flet këtu.
Ruci: Ke vrarë për të ndejt në pushtet unë e di ku e ke hallin ti, ke mizën nën kësulë. Ti e ke problem se fsheh komandantin tënd, kryetarin tënd kurse ne nuk kemi asnjë problem.
Topalli: Të rrini pa gjumë se keni lënë Tiranën pa gjumë një vit më parë, trembët një qytet.
Ruci: Në cdo vend të botës bëhen demonstrata ku ka dhe dhunë, ju keni vrarë njerëz dhe keni zhdukur provat e vrasjeve dhe ju duhet të përgjigjeni. Edhe unë e kam provuar, 25 vjet në Shkodër, por nuk jam struc të fshihem.
Topalli: Mbaje veten Gramoz secili do përgjigjet, drejtësi do bëhet, shumë e rëndësishme drejtësia do bëhet. Nqs ju e keni me merak të shtyni këtë proces, unë nuk jam për të shtyrë procesin, jam për të respektuar rregulloren. Meqë ju gjumin e doni gjumë dhe s’keni kohë të lexoni këtë, ju jap kohë.
Rregullorja
Sipas rregullores parlamentare (neni 118) kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm.
Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin. Ky i fundit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.
Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
Një ditë më parë kryeprokurorija Ina Rama në kuadër të hetimeve për 21 Janarin, kërkoi hetimin ndaj 3 deputetëve me pretendimin se kanë stimuluar protestën e dhunshme.
“Eshtë e nevojshme hetimi i disa deputetëve, të cilët gjatë protestës krijojnë dyshime se me vepimet e kryera kanë organizuar dhunë. Kështu Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi do hetohen për organizim dhe pjesmarrje në tubim të dhunshëm”,- bëri me dije dje kryeprokurorja Ina Rama.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 21 janari, Bare: Deputetët e PS, rol konstruktiv në demonstratë