Tiranë, arrestohen katër të rinj për kanosje
TIRANË- Katër të rinj, të dyshuar për kanosje, u arrestuan gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur sot se forcat e seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe me armë, në kuadër të operacionit të koduar O.G.R, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve F. Ferati, F.Fjolla, E.Murati dhe A. Fjolla, me moshë 17 -18 vjeç, të gjithë banues në Yrshek të Tiranës.
Sipas policisë, këta shtetas, dyshohet se dje, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie e konkretisht të një shume prej 1, 5 milion lekë të vjetra, bashkëmoshatarin e tyre K.Fregja.
Bëhet e ditur se çështja ndaj tyre do t’i kalojë Prokurorisë për veprën penale të "Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”.
(ma.ar/BalkanWeb)