Vladimir Putin akuzohet për plagjaturë!
MOSKË- Blogerët rusë akuzojnë kryeminsitrin e Rusisë Vladimir Putin për plagjaturë.
Blogerët bëjnë me dije se një artikull i kryeministrit Putin, me titull “Rusia: Çështje kombëtare”, i cili është botuar në të përditshmen “Nezavismaja gazeta” më 23 janar, dhe është publikuar në tre pjesë, është kopjuar nga kreu i shtetit rus ose këshilltarët e tij paturpësisht.
Sipas specialistëve të internetit pjesa e tretë e publikimit është marrë nga monografia e sociologut Valeri Tishkov, dhe dy studiuesve të tjerë.
Në artikullin në fjalë, kryeministri rus ka sulmuar nacionalistët për “mosmarrëveshjet e mbjella”, ndërsa u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen me autoritetet.
(el.me/BalkanWeb)